4. Fekondimi artificial (fëmijët in vitro)

0
1832
  1. Fekondimi artificial ( fëmijët in vitro)

 

Subjekti: Fekondimi artificial ( fëmijët in vitro)

Burimi : Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam në Xhide

Vendimi : 7-13 Sefer 1407h / 11-17 tetor 1986 .

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu

 

Falënderimi i takon vetëm Zotit. Lutja dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Bordi i Asamblesë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, në seancën e mbajtur në Konferencën e Tretë në Oman, kryeqytet i Mbretërisë Jordaneze Hashimite, nga 7-13 Sefer 1407h (11-17 tetor 1986), pas shikimit të hulumtimeve të paraqitura për çështjen e fekondimit artificial (fëmijëve in vitro) dhe dëgjimit të shpjegimeve të ekspertëve dhe mjekëve, bordit të Asamblesë iu bë e qartë se sot ekzistojnë 7 lloje fekondimi artificial dhe mori vendimin si vijon:

Një: Pesë format që vijojnë janë të ndaluara (haram) për shkak të vetë procesit të tyre dhe faktit se shpie në përzierjen e pasardhësve dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me të.

1- Kur ngjizja bëhet duke marrë spermën nga burri dhe vezoren nga ndonjë grua, ndërkohë që këta të dy nuk kanë kurorë, pastaj bëhet mbjellja e ngjizjes në mitrën e gruas tjetër, që gjendet në kurorë me burrin nga i cili është marrë sperma.

2- Kur merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që nuk kanë martesë mes tyre, pastaj mbillen në mitrën e po së njëjtës grua.

3- Kur merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë, pastaj ngjizja mbillet në mitrën e ndonjë gruaje tjetër.

4- Kur bëhet ngjizja duke marrë spermën nga një njeri i huaj dhe vezoren nga një grua e huaj dhe kur mbillet në mitrën e gruas.

5- Kur merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë dhe bëhet mbjellja e ngjizjes në mitrën e një gruaje tjetër, kur ajo grua është njëkohësisht gruaja e dytë e të njëjtit burrë.

Dy: Kurse metodën e gjashtë dhe të shtatë bordi i Asamblesë e pa të lejuar dhe nuk pa ndonjë pengesë për praktikiminë e tyre nga ana e çifteve, në rast nevoje:.

  1. Kur merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja që kanë kurorë dhe pasi bëhet ngjizja, mbillet në mitrën e së njëjtës grua.
  2. Kur merret sperma e burrit dhe me anë të injeksionit bëhet vendosja e saj në mitrën e gruas që ka kurorë me të dhe bëhet ngjizja e brendshme.

Allahu e di më së miri