5. Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam

0
6103

Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam

Subjekti: Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam

Burimi : Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam

Vendimi : nr.185(11/19)

Përzgjodhi dhe përshtati :Rashit Zylfiu

Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikut Islam e dal nga Organizata  Konferencës Islamike ,  mbledhur në sesionin e nëntmbdhjetë të saj në Emiratet e Sharikas (Emiratet e Bashkuara Arabe) në datat 1-5 Xhumadel Ula 1430h. 26-30 Prill 2009 e.s pasi morri në shqyrtim studimet e paraqitura pranë Akademisë rreth problematikës që ka të bëjë me mjedisin dh mbrojtjen e tij në këndvështrimin Islam dhe pasi dëgjoi diskutimet që u zhvilluan rreth tij vendosi si më poshtë :

  1. Hedhja e mbeturinave të dëmshme, në çdo cep të botës, është ndaluar haram. Shtetet prodhues të këtyre mbeturinave janë të detyruar t’i përpunojnë ato në vendet e tyre pa dëmtuar mjedisin. Shtet islam nuk duhet të pranojnë që vendet e tyre të kthehen në vend ku groposen këto mbeturina.
  2. Të gjitha veprimet dhe aktivitetet të cilat çojnë në dëmin e mjedisit janë të ndaluara (haram), si për shembull ato që prishin ekuilibrin mjedisor, apo shfrytëzojnë burimet natyrore pa kriter duke mos u kujdesur për të ardhmen e tij . Në këtë rast duhet të veprohet sipas rregullit të Sheriatit që thotë se dëmi duhet të zhdëmtohet.

 

Asambleja gjithashtu sugjeron :

  1. Të inkurajohet hapja e vakëfëve në shërbim të mbrojtjes së mjedisit , për të gjithë përbërësit e saj: tokësor, ujor dhe hapësinorë.
  2. Të ngrihet një komision studimor islam për çështjet e mjedisit pranë Akademisë Ndërkombëtare të Fikut Islam , që do të ketë si synim observimin e të gjitha studimeve dhe marrëveshjeve që merren me problematikën e mjedisit.
  3. Të bashkëpunohet me komunitetin ndërkombëtar me gjitha format që mbrojnë mjedisin dh ndalojnë ndotjen e tij, m kusht që ky bashkëpunim të mos bjerë ndesh me dispozitat e Sheriatit islam apo të bart dëme për vendet islame .
  4. Të inkurajohen shtetet islame të aktivizojnë organizatat mjedisore të krijuara nga Organizata e Konferencës Islamike , si dhe të bashkëpunohet me organizatat mjedisore të Këshillit të Bashkëpunimit Arab dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit.
  5. Të shtohet dhe nxitet me çdo mjet të mundshëm prodhimi i produkteve “ miq të mjedisit”.
  6. Të nxiten shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që në vazhdimësi të nxjerrin ligje dhe rregulla që mbrojnë mjedisin dhe ndalojnë ndotjen e tij. Është e nevojshme që këto ligje të shoqërohen me masa ndëshkimore për të gjithë ata që i shkaktojnë dëme mjedisit si dhe të shtohet forca mbikëqyrëse e instuticioneve që mbajnë mjedisin, për të parandaluar të gjitha aktivitet dhe veprimet të cilat dëmtojnë elementët e mjedisit; ujin, ajrin dhe dheun .
  7. T’u kërkohet institucioneve që merren me çështje fetar në shtetet islame, që të informojnë imamët dhe predikuesit islam m të dhëna që kanë të bëjnë me mjedisin , si dhe përhapin studime që merren me këtë çështje si dhe mjetet e mbrojtjes së mjedisit .
  8. Të përhapet kultura e përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit dhe rrezikut që kanoset nga dëmi i saj, me të gjitha mjetet që përmbushin këtë synim :
  9. Të ketë transmetim të rregullt të informacionit që flet për rrezikun mjedisor, në mjetet e informimit publik.
  10. Të ketë edukim të vazhdueshëm për këtë çështje si brenda shtëpisë ashtu edhe në programet arsimoren të gjitha nivelet e saj.
  11. T’i kushtohet rëndësi Fikut mjedisor në studimet e Fikut Islam nëpër fakultet e Sheriatit dhe studimeve islame .

 

Allahu e din më së miri