A i di përgjigjet e këtyre pyetjeve?

0
1590
  1. Çfarë është Kurani?
  • Kurani është fjalë e Allahut, e zbritur Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, bëhet ibadet me leximin e tij, është përcjellë tek ne me tevatur[1], fillon me suren[2] Fatiha dhe mbaron me suren Nas.
  1. Sa sure ka Kurani?
  • 2. Kurani ka 114 sure.
  1. Cila është surja më e gjatë në Kuran?
  • 3. Surja Bekare.

 

  1. Cila është surja më e shkurtër në Kuran?
  • 4.Surja Keuther.
  1. Cili është ajeti më i gjatë në Kuran?
  • 5. Ajeti më i gjatë në Kuran është “ajeti i borxhit”, pra ajeti 282 në suren Bekare.
  1. Sa emra ka surja Fatiha?
  • 6. Surja Fatiha ka më shumë se 20 emra, nuk janë përmendur në Sunet vetëm 4 emra: Fatihatul kitab, Umu Kuran, Seba methanij, Umu kitab.
  1. A është besmelja[3] ajet[4] i sures Fatiha apo jo?
  • 7. Thuhet se është ajeti i shtatë i sures Fatiha. Këtë e mbështet Shafiu dhe sipas këtij mendimi obligohet leximi i saj në namaz. Mendimi më i saktë është se nuk është ajet i sures Fatiha.
  1. Sa ajete ka Kurani Fisnik?
  • 8. 6236 ajete.
  1. Çfarë dallimi ka mes sureve mekase dhe atyre medinase?
  • 9. Sure mekase janë ato sure që janë shpallur para hixhretit në Mekë dhe shumica e tyre flasin për akiden[5]. Ndërsa sure medinase janë ato sure që janë shpallur në Medinë pas hixhretit, ku përmenden dispozitat e haramit dhe të hallallit.
  1. Cila është surja më madhështore në Kuran?
  • 10. Surja Fatiha.
  1. Sa ajete ka surja Al-imran?
  • 11. 200 ajete.

 

  1. A është fjala “Amin” prej Fatihasë?
  • 12. Fjala “Amin” nuk është pjesë e Fatihasë. Është e pëlqyer që ta thotë imami kur lexon Fatihanë, duke e zgjatur zërin. Pas tij e thotë edhe xhemati, por edhe kur besimtari e lexon vetë Fatihanë, e thotë këtë fjalë [6], duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem: “Kur të thotë imami amin, thoni edhe ju”. Amin ka kuptimin: “O Allah, pranoji duatë tona”.
  1. Sa ajete ka surja Bekare ?
  • 13. 286 ajete.

 

  1. Përmendni diçka nga dobitë e sures Bekare?
  • 14. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varreza, se shejtani largohet nga ajo shtëpi që lexohet surja Bekare.”
  1. Sa sure fillojnë me shkronja të ndara?
  • 29 sure; e para Bekare dhe e fundit Kalem. Prej tyre ka me nga një shkronjë si, ص,ق,ن, me nga dy  طه, يس,حم, me nga tri, katër e pesë shkronja. Nuk është përmend në komentimin e tyre asgjë nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem. Për këto themi se Allahu e di qëllimin e tyre.
  1. Cilat janë suret e Kuranit që fillojnë me “elhamdu lilah”?
  • 16. Fatiha, En’am, Kehf, Sbe’e dhe Fatir.
  1. Për sa vite i ka zbritur Kurani, Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem?
  • 17. Për 23 vite.
  1. Cilët janë muajt e ndaluar?
  • 18. Dhul-kadeh, Dhul-hixheh, Muharrem dhe Rexheb.
  1. Cilat janë dhjetë netët?
  • 19. Ato janë dhjetë netët e para të Dhul-hixhes.
  1. Kush janë “ata që kundër vetes tërhoqën hidhërimin“?
  • 20. Çifutët.
  1. Kush janë “ata që e humbën veten”?
  • 21. Të krishterët.
  1. Çfarë kuptimi ka fjala “hutameh”?
  • 22. Zjarr.
  1. Cilat janë shkencat më të njohura që kanë të bëjnë me Kuranin Fisnik?
  1. Sa xhuza[10] ka Kurani?
  • 30 xhuza.
  1. Cilët janë emrat e Ditës së Kiametit që janë përmendur në Kuran?
  • Kijameh, Kariah, Hakah, Sa’ah, Jevulahir, Beathe, Jeume tegabun, Nebe adhijm, Uakiah, Jeum fasil, Jeum xhem, Tametu Kubra, Saha, Raxhifeh.
  1. Në cilën sure është përmendur lufta e Tebukut?
  • Në suren Teubeh .
  1. Cila është surja që përfundon me emrat e Pejgamberëve?

Sure A’ëla.

  1. Kush i ka renditur suret në Kuran ashtu siç janë sot?

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem.

  1. Pse quhet surja Bekare me këtë emër?

Për shkak se përmendet rrëfimi i lopës në të.

  1. Cili është insekti dhe shpendi që kanë folur ashtu si kanë ardhur në Kuran?

Milingona dhe qukapiku.

  1. Në cilën sure në Kuran është përmendur emri i Allahut çdo ajet?

Në suren Al-Muxhadeleh.

  1. Me sa kiraete të sakta lexohet Kurani?

10 kiraete.

  1. Cili është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik?

Ajetul-kursij në suren Bekare.

  1. Cilat janë dy sure në Kuran që fillojnë dhe mbarojnë me të njëjtën fjalë?

Fexhër dhe Kadër.

  1. Në cilën sure është përmendur Besmelja dy herë?

Në suren Neml.

  1. Cila është sureja që ka dy sexhde?

Surja Haxh.

  1. Cila është surja që ka zbritur në lidhje me çifutët beni Nadhijr?

Surja Hashër.

  1. Në cilën sure janë përmendur poetët dhe cilësitë e tyre?

Në suren Shuara.

  1. Cili është shkaku i zbritjes së sures Ihlas?

Për shkak se politeistët iu drejtuan Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem duke i kërkuar t’u tregonte ‘prejardhjen e Zotit dhe atributet e Tij’.

  1. Cila është surja e beni Israilëve?

Surja Isra.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu

[1] Tevatur, me zinxhir të saktë.

[2] Sure ka kuptimin kapitull.

[3] Besmelja: Bismilahi Rrahmani Rrahim.

[4] Ajet ka kuptimin verset.

[5] Akide, bazat e besimit islam.

[6] D.m.th. kur falet pa imam.

[7] Texhvid, rregullat e leximit të Kuranit.

[8] Kiraetet, mënyrat e leximit të Kuranit.

[9] Tefsir, komentimi i Kuranit.

[10] Xhuzat janë pjesë.