Begatia më e madhe – Shejh Salih Megamisi

0
1027

Njeriu duhet ta falënderoj Allahun, që e ka bë nga rob te Tij dhe prej umetit te Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem . O ju të bekuar pas saj nuk mbetet asgjë pos që njeriu ta lus Zotin që mos t’ia marr këtë mirësi deri sa të vdesë  .

Allahu i madhërishëm Thotë :

 “ .. .Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.

. “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. [1]

Besimtari i drejtohet Allahut që mos t’ia marr mirësin të imanit dhe islamit deri sa ta takojë Allahun .

I lumtur është ai i cili Allahu e  ka begatu me besim të pastër dhe ia ka mundësua pasimin e synetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem dhe këtë e ka kurorëzua me vepra të mira dhe kështu vazhdon deri sa Allahu ta marr pranë mëshirës së Tij me atë bindje dhe kjo është rruga e vërtet dhe fitorja më e madhe .

Allahu xhele xhelalehu Thotë :

“ E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë”!

. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar”![2]

Lusim Allahun me emrin më të dashur të Tij që na merr pranë mëshirës së Tij duke qenë pjesë e umetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem.

[1] Al’imran 7,8

[2] Bekare 132,133