Shtyllat e pendimit

0
299
  1. Sinqeriteti

Që të pendohesh duhet të kesh sinqeritet dhe devotshmëri, ta madhërosh dhe lavdërosh Zotin tënd duke pasur frikë se një ditë mund të bëhesh nga ata që meritojnë të rrinë larg Tij dhe të privohen nga shikimi i Tij në Ditën e Kiametit.

Hapat më të rëndësishëm drejt pendimit janë:

  • kërkimi i mbrojtjes dhe strehimit tek Allahu
  • përulja para madhërisë së Tij
  • pranimi i gabimit
  • pranimi se ne jemi të dobët dhe të varfër para madhërisë së Tij.

 

  1. Ikja nga mëkati

Hapi i dytë është ikja, largimi nga kryerja e mëkatit.

 

  1. Keqardhja

Hapi i tretë të ndiesh keqardhje në vetvete për gabimin dhe të kuptosh se çdo gjë që të godet është si pasojë e veprave të tua.

Shenjat e keqardhjes janë:

  • njohja e Allahut
  • njohja e vetvetes.

 

  1. 4. Vendosmëria për të mos u kthyer në gabim

Shumica e njerëzve pendohen dhe thonë pastaj se e di që do të kthehem prapë në mëkat. Mos thuaj kështu, por kërko ndihmë dhe mbështetju Allahut. Vendos që të mos kthehesh në mëkatin që ke bërë.

 

  1. Largimi i zakoneve të këqija

Kur të pendohesh tek Allahu, mundohu që zakonet e këqija t’i largosh nga vetja jote. Nëse do që ta nxjerrësh gozhdën nga muri, fillimisht lëvize njëherë që ta kesh më pas më të lehtë për ta nxjerrë. Kështu, mundohu që zakonet e këqija t’i nxjerrësh nga zemra jote si p.sh. gjumi i tepërt, ushqimi i tepërt dhe qëndrimi shumë jashtë shtëpie.

 

  1. Njohuria mbi durimin përballë mëkatit

Ibn Kajimi thotë: “Durimi ndaj mëkatit fillon kur arrihen disa shkaqe.

  • Njeriu duhet ta dijë shëmtinë e mëkatit, se Allahu e ka bërë haram vetëm për shkak të shëmtimit të saj.
  • Ai duhet të ketë turp nga Allahu, se njeriu atëherë kur e di se Allahu e shikon dhe është çdoherë nën vëzhgimin e Tij, turpërohet nga Ai.
  • Marrja në konsideratë e begative të Allahut, sepse kur njeriu mendon dhe merr në konsideratë faktin se Allahu i ka dhuruar gjithë këto begati, si ka mundësi të mos largohet nga mëkati?

Allahu thotë:

 “I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë.”[2]

 

  • Frika ndaj Allahut. Nëse nuk turpërohesh nga Allahu, së paku duhet të kesh frikë nga Fuqia dhe Madhështia e Tij. Një ditë ka mundësi të të kaplojë hidhërimi i Tij, të nënçmohesh para familjes dhe njerëzve për shkak të veprave të tua të liga, prandaj frikësohu nga dënimi i Tij!
  • Ta duash Allahun. Si ka mundësi ta duash dikë dhe ta kundërshtosh fjalën e tij? Nëse ti vërtet e do Allahun, nuk duhet të vazhdosh në atë gabim. Nëse vazhdon, dije se ti e do mëkatin më shumë se Allahun. Dashuria për Allahun është ndër shkaqet më të forta që njeriu të durojë karshi mëkatit.

Ne e adhurojmë Allahun:

  • sepse e duam Atë
  • i frikësohemi Atij
  • shpresojmë në bujarinë e Tij, se do të na japë shpërblim xhenetin.

 

  1. Bindja për fundin e keq që sjell mëkati

Nuk ka dyshim se fundi i mëkatit është i rrezikshëm dhe i rëndë, ndërsa gjurmët e tij janë të këqija.

 

Autor: Rashit Zylfiu

Seria: Pse pendimi?

 

[1] Ligjëratë e dates 20/03/2015.

[2] Kur’an, Huxhurat: 11.