Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #20: KOHA ËSHTË VETË JETA

0
1703

Këshilla 20: KOHA ËSHTË VETË JETA

 

Allahu ﷻ thotë në Kur’an:

﴿ فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ 

“E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (ndaj Allahut).[Sherh: 7]

Koha është materia e jetës, kapitali i pasurisë së muslimanit në këtë jetë. Koha është më me vlerë se pasuria, më e shtrenjtë se çdo çmim. Për shkak të rëndësisë së saj Allahu është betuar për kohën. Buhariu shënon nga Pejgamberi ﷺ, se ka thënë: “Në dy gjëra janë të mashtruar shumica e njerëzve: shëndeti dhe koha e lirë”. 

I mençur, syçelë është ai që çdo herë e shfrytëzon kohën e tij dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme në kohë krizash, sprovash, sepse ato e afrojnë njeriun te Zoti dhe nuk e humb kohën kot. Është thënë se “kush e shet të vlefshmen pa çmim, do ta blejë të lirën me çmimin më të shtrenjtë”.

Ibën Kajimi në “El-Fauaid”, faqe 31, ka thënë: “Humbja e kohës është më e rëndë se vdekja sepse humbja e kohës të ndan nga Zoti, ndërsa vdekja të ndan nga jeta e kësaj bote dhe banorët e saj.”

Komentatori i Kur’anit, Shinkiti, në “Edvau el Bejan”, vëllimi VIII, faqe 579, në lidhje me ajetin kur’anor:

“E kur ta kryesh (obligimin), atë botë mundohu me adhurim (ndaj Allahut), [Sherh: 7], thotë se “kjo është zgjidhje e problemit të kohës së lirë që i ka preokupuar njerëzit dhe që nuk ka lënë hapësirë për muslimanin që të ketë kohë të lirë. Muslimani ose është i angazhuar me punë për këtë botë ose me punë për botën tjetër”. 

Abdullah bin Mesudi ka thënë: “Unë e urrej njeriun që e shoh duke qëndruar i paangazhuar në asgjë, qoftë nga punët e kësaj jete apo të botës tjetër”.

Të parët tanë na kanë dhënë modele konkrete se si i kanë shfrytëzuar krizat për të bërë vepra të mira.

  1. Serhasij ka shkruar librin e tij “El Mebsut” me pesëmbëdhjetë vëllime duke ua diktuar nxënësve të tij teksa ishte i burgosur.
  2. Ibën Ethiri ka shkruar librat “Xhami el Usul” dhe “En Nihaje fi Garibil el Hadith” kur ishte i paralizuar. 
  3. Ibën Tejmije pjesën më të madhe të librit “Fetava” e shkroi kur ishte i burgosur. 

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime