{"id":340,"date":"2018-03-26T11:46:30","date_gmt":"2018-03-26T11:46:30","guid":{"rendered":"http:\/\/rashitzylfiu.com\/?p=340"},"modified":"2018-03-26T11:46:30","modified_gmt":"2018-03-26T11:46:30","slug":"6-semundja-e-aids-it-sindroma-e-imuno-deficiences-se-fituar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/2018\/03\/26\/6-semundja-e-aids-it-sindroma-e-imuno-deficiences-se-fituar\/","title":{"rendered":"6. S\u00ebmundja e AIDS-it , Sindroma e Imuno-deficienc\u00ebs s\u00eb Fituar"},"content":{"rendered":"<p><strong>S\u00ebmundjen e AIDS-it , Sindroma e Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti: S\u00ebmundjen e AIDS-it , Sindroma e Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar<\/p>\n<p>Burimi : P\u00ebrgatiti: Dr. Abdurahman bin Abdullah el Sened<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrues n\u00eb Institutin e Lart\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore t\u00eb Sheriatit n\u00eb \u201cUniversitetin Imam\u201d n\u00eb Riad<\/p>\n<p>Vendimi : Studim personal i autorit<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjodhi dhe p\u00ebrshtati :<strong>Rashit Zylfiu<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I D\u00ebrguari Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi t\u00eb, thot\u00eb: <em>&#8220;Kur n\u00eb nj\u00eb popull p\u00ebrhapet dhe zgjerohet prostitucioni, deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb saq\u00eb ajo b\u00ebhet haptazi, n\u00eb t\u00eb do t\u00eb shfaqen murtaja dhe s\u00ebmundje t\u00eb cilat nuk kan\u00eb ekzistuar n\u00eb mesin e paraardh\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb jetuar para tyre.&#8221;<\/em> Transmetojn\u00eb Hakimi, Ibn Maxhe dhe Bezari.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndeti dhe s\u00ebmundja jan\u00eb dy gjendjet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet njeriu. Ai mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb e ka krijuar Allahu i Madh\u00ebruar, me trupin dhe shpirtin e tij, por n\u00ebse njeriu del nga gjendja e natyrshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijuar nga Zoti, at\u00ebher\u00eb trupi dhe shpirti i tij s\u00ebmuren dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim.<\/p>\n<p>AIDS ose SIDA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje bashk\u00ebkohore, q\u00eb nuk ka ekzistuar m\u00eb par\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur si shkak i nj\u00eb virusi q\u00eb njihet si virusi i Sindrom\u00ebs s\u00eb Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar.<\/p>\n<p>Fjala AIDS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i formuar duke marr\u00eb shkronjat e para\u00a0t\u00eb \u00e7do fjale, me t\u00eb cilat em\u00ebrtohet kjo s\u00ebmundje n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. Acquired Immune Deficiency Syndrom do t\u00eb thot\u00eb Sindrom\u00eb e Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar, ngaq\u00eb njeriu i infektuar nga kjo s\u00ebmundje s\u00ebmuret p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb imunitetit, d.m.th. mungesa e madhe n\u00eb elementet e imunitetit sjell dob\u00ebsimin n\u00eb konfrontimin e t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb mikrobeve.<\/p>\n<p>AIDS-i shfaqet me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar simptomash, t\u00eb cila tregojn\u00eb se i s\u00ebmuri vuan nga mungesa e imunitetit. Meqen\u00ebse mungesa e imunitetit mund t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebguese, \u00ebsht\u00eb shtuar fjala e fituar, me t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebnkuptohet dallimi nd\u00ebrmjet dy llojeve t\u00eb imunitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb theksonim n\u00eb p\u00ebrkufizimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje se t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga AIDS-i kan\u00eb g\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe se shumica e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb meshkuj q\u00eb jan\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e rinis\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 20-35 vje\u00e7are, dhe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas seksit t\u00eb shfrenuar&#8221; (Dr. Muhamed Ali el Barr).<\/p>\n<p>AIDS-i \u00ebsht\u00eb\u00a0tashm\u00eb problem bot\u00ebror, i cili paraqet rrezik p\u00ebr njer\u00ebzimin. Kjo s\u00ebmundje shkat\u00ebrron sistemin e imunitetit dhe deri m\u00eb sot nuk ka barna q\u00eb e sh\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kjo s\u00ebmundje q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi befasuese \u00ebsht\u00eb si v\u00ebrshimi i furish\u00ebm q\u00eb shkat\u00ebrron vendet dhe gjallesat pa pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndalet ose p\u00ebrballohet nga ndonj\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebmendjen e opinionit bot\u00ebror e ka t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 1981, kur numri i t\u00eb infektuarve ishte me dhjet\u00ebra, nd\u00ebrsa sot jan\u00eb me dhjet\u00ebra miliona.<\/p>\n<p>AIDS-i paraqet frik\u00ebn e re nga e cila tmerrohet civilizimi bashk\u00ebkohor. Termi AIDS \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim p\u00ebr murtaj\u00ebn, e cila u shfaq n\u00eb mesjet\u00eb dhe rr\u00ebmbente jet\u00ebn e dhjet\u00ebra miliona njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Rreziku i s\u00ebmundjes shtohet sepse t\u00eb infektuarit nuk i paraqiten sinptomat n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, por fillimisht ai \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndosh\u00eb e i fort\u00eb, ndon\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb bart\u00ebs i s\u00ebmundjes. Kjo gjendje mund t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb vite dhe kjo e b\u00ebn t\u00eb leht\u00eb p\u00ebrhapjen e epidemis\u00eb dhe mbartjen e saj tek njer\u00ebzit e sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas hulumtimeve shkencore, virusi i AIDS-it gjendet n\u00eb t\u00eb gjitha\u00a0l\u00ebngjet e trupit tek i s\u00ebmuri; n\u00eb gjak, sperm\u00eb, l\u00ebng vaginal, n\u00eb qum\u00ebshtin e n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb vjella, urin\u00eb, jarg\u00eb dhe lot.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rrug\u00ebt e mbartjes s\u00eb infektimit jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale<\/li>\n<li>Infektimi prej n\u00ebn\u00ebs te foshnja<\/li>\n<li>Fekondimi artificial<\/li>\n<li>Injeksionet e infektuara<\/li>\n<li>Transfuzioni i gjakut ose i p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb tij<\/li>\n<li>F\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve nga AIDS<\/li>\n<li>Sekretimi i p\u00ebshtym\u00ebs dhe i lot\u00ebve.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dispozitat e ligjit islam q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb: Ndalohet martesa p\u00ebr t\u00eb infektuarin me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>I infektuari me s\u00ebmundjen e AIDS-it ndalohet nga martesa sepse marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale jan\u00eb shkaku kryesor n\u00eb p\u00ebrhapjen e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Sipas statistikave bot\u00ebrore, marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrhapjen e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje n\u00eb mbi 90% t\u00eb rasteve.<\/p>\n<p>Nga kjo kuptohet se i infektuari nga kjo s\u00ebmundje obligohet t\u00eb mos mashtroj\u00eb ask\u00ebnd, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos infektohet askush p\u00ebr shkak t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dy: N\u00ebse dikush d\u00ebshiron t\u00eb martohet me at\u00eb q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje me dijen, d\u00ebshir\u00ebn dhe zgjedhjen e tij, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe ai \u00ebsht\u00eb i infektuar nga e nj\u00ebjta s\u00ebmundje, k\u00ebtu nuk q\u00ebndron m\u00eb ndalesa e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk i lejohet as kryefamiljarit q\u00eb ta martoj\u00eb vajz\u00ebn me nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me AIDS edhe n\u00eb qoft\u00eb se ajo pranon.<\/p>\n<p>Tre: N\u00ebse jan\u00eb martuar nj\u00eb \u00e7ift e pastaj kan\u00eb zbuluar se nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb nga kjo s\u00ebmundje, shumica e dijetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb mendimit se obligohen q\u00eb t\u00eb dy q\u00eb ta prishin aktin e kuror\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ibn Kajimi, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kur nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt ka nj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn nuk e largon as martesa, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashuria dhe m\u00ebshira, obligohet zgjedhja e lir\u00eb, pra q\u00ebndrimi ose ndarja nga nj\u00ebri-tjetri).&#8221;<\/p>\n<p>AIDS \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm dhe njeriu duhet t\u00eb largohet prej saj, prandaj \u00ebsht\u00eb e detyrueshme prishja e aktit t\u00eb kuror\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Imam Buhariu, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb, n\u00eb koleksionin e tij t\u00eb sakt\u00eb ka transmetuar se Muhamedi, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi t\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb: \u201c<em>Ruaju nga lebrosa sikurse ik\u00ebn nga<\/em> <em>luani.<\/em>\u201d Si mund ta zbatojn\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebres\u00eb profetike e nga ana tjet\u00ebr t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin kur zbulojn\u00eb se nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me AIDS?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr: I lejohet bashk\u00ebshortit q\u00eb nuk e ka k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale ngaq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb rruga kryesore p\u00ebr infektimin nga virusi.<\/p>\n<p>Pes\u00eb: Gruaja e s\u00ebmur\u00eb me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje duhet\u00a0t\u2019i largohet shtatz\u00ebnis\u00eb dhe lindjes e t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb cilat e ndalojn\u00eb shtat\u00ebzanin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb: N\u00ebse foshnja lind e sh\u00ebndetshme dhe nuk e ka k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, nuk lejohet q\u00eb n\u00ebna ta ushqej\u00eb nga gjiri i saj. Gjidh\u00ebn\u00ebsja, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dijetar\u00ebt e jurisprudenc\u00ebs islame, kusht\u00ebzohet q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb defekte t\u00eb d\u00ebmshme prej t\u00eb cilave ekziston frika p\u00ebr foshnj\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, shoq\u00ebria islame q\u00eb i detyron bijt\u00eb dhe bijat q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tilla. Me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme e t\u00eb zhveshur nga k\u00ebto s\u00ebmundje, Islami i ka ndaluar t\u00eb k\u00ebqijat e turpshme, qofshin t\u00eb hap\u00ebta ose t\u00eb fshehta. Zoti i Madh\u00ebruar n\u00eb Kur&#8217;an thot\u00eb: \u201cThuaj! Zoti im i ndaloi t\u00eb k\u00ebqijat e turpshme, le t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hap\u00ebta ose t\u00eb fshehta.\u201d (Sure Araf, ajeti 33)<\/p>\n<p>O Zot! Na largo t\u00eb k\u00ebqijat e turpshme, ato t\u00eb hap\u00ebtat e t\u00eb fshehtat, na sh\u00ebro trupat, t\u00eb d\u00ebgjuarit e t\u00eb shikuarit tan\u00eb!<\/p>\n<p>O Zot! Ty t\u00eb lutem p\u00ebr sh\u00ebndet, sh\u00ebrim, mbrojtje dhe krenari, o p\u00ebrgjegj\u00ebs i lutjeve!<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Dr. Abdurahman bin Abdullah el Sened<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrues n\u00eb Institutin e Lart\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore t\u00eb Sheriatit<\/p>\n<p>n\u00eb \u201cUniversitetin Imam\u201d n\u00eb Riad<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Rashit Zylfiu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S\u00ebmundjen e AIDS-it , Sindroma e Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar Subjekti: S\u00ebmundjen e AIDS-it , Sindroma e Imuno-Munges\u00ebs s\u00eb Fituar Burimi : P\u00ebrgatiti: Dr. Abdurahman bin Abdullah el Sened Ligj\u00ebrues n\u00eb Institutin e Lart\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore t\u00eb Sheriatit n\u00eb \u201cUniversitetin Imam\u201d n\u00eb Riad Vendimi : Studim personal i autorit P\u00ebrzgjodhi dhe p\u00ebrshtati :Rashit Zylfiu &nbsp; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":341,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,20],"tags":[],"class_list":{"0":"post-340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-e-zgjedhur","8":"category-studime-hulumtime"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=340"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/340\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":342,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/340\/revisions\/342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}