{"id":802,"date":"2019-05-31T00:04:55","date_gmt":"2019-05-31T00:04:55","guid":{"rendered":"http:\/\/rashitzylfiu.com\/?p=802"},"modified":"2019-05-31T00:04:55","modified_gmt":"2019-05-31T00:04:55","slug":"festa-e-bajramit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/2019\/05\/31\/festa-e-bajramit\/","title":{"rendered":"Festa e Bajramit"},"content":{"rendered":"<p>Fal\u00ebnderimi i takon Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi Pejgamberin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb!<br \/>\nJu p\u00ebrsh\u00ebndesim me p\u00ebrsh\u00ebndetjen islame, eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu, dhe ju p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr ardhjen e fest\u00ebs s\u00eb Bajramit duke e lutur Allahun e Lart\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb na pranoj\u00eb veprat e mira.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr!<br \/>\nD\u00ebshiruam q\u00eb krahas g\u00ebzimit p\u00ebr ardhjen e k\u00ebsaj feste, t\u00eb njiheshit p\u00ebrmes k\u00ebtij shkrimi me dispozitat, edukat\u00ebn dhe sunetet e saj, duke shpresuar nga Allahu i Lart\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb jeni prej atyre q\u00eb e duan Sunetin e t\u00eb D\u00ebrguarit salallahu alejhi ue selem dhe i luftojn\u00eb risit\u00eb n\u00eb fe.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nFestat e musliman\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Musliman\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm dy festa: fest\u00ebn e Fit\u00ebr Bajramit dhe t\u00eb Kurban Bajramit. N\u00eb sunenin e Ebu Davudit dhe t\u00eb Nesaiut me zinxhir t\u00eb sakt\u00eb transmetohet nga Enesi, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, se kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem erdhi n\u00eb Medin\u00eb, i gjeti ata duke festuar dy festa dhe tha: <em>\u201cKan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr ju dy dit\u00eb q\u00eb keni lozur n\u00eb to e Allahu i Lart\u00ebsuar ua ka z\u00ebvend\u00ebsuar me di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ato: dita e Fit\u00ebr Bajramit dhe e Kurban Bajramit.\u201d<\/em><br \/>\nK\u00ebto dy festa p\u00ebr musliman\u00ebt jan\u00eb prej simboleve t\u00eb Islamit, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ngjallen, t\u00eb njihet q\u00ebllimi i tyre dhe t\u00eb dihet kuptimi i tyre.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nDispozitat e Bajramit dhe edukata e tij<\/strong><\/p>\n<p>1. Dispozita e namazit t\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>Ka th\u00ebn\u00eb dijetari Abdul Aziz Ib\u00ebn Bazi, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb: \u201cNamazi i Bajramit \u00ebsht\u00eb farz kifaje (n\u00ebse nj\u00eb grup musliman\u00ebsh e falin, t\u00eb tjer\u00ebt lirohen nga falja e tij).\u201d Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs s\u00eb dijetar\u00ebve. Disa dijetar\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se namazi i Bajramit \u00ebsht\u00eb farz ajn (\u00ebsht\u00eb obligim p\u00ebr \u00e7do njeri) dhe ky mendim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qart\u00eb n\u00eb argumente dhe m\u00eb af\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb sunet p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb dy Bajramet duke pasur kujdes q\u00eb t\u00eb dalin t\u00eb mbuluara mir\u00eb dhe duke iu larguar parfumimit.<\/p>\n<p>Ka ardhur n\u00eb dy librat e sakt\u00eb nga Umu Atija, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqu me t\u00eb, se ajo ka th\u00ebn\u00eb: \u201cU urdh\u00ebruam q\u00eb t\u00eb dalim n\u00eb dy Bajramet t\u00eb moshuarat dhe ato q\u00eb ishin me menstruacione p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar mir\u00ebsin\u00eb (begatin\u00eb) dhe lutjet e musliman\u00ebve dhe (u urdh\u00ebruam) q\u00eb t\u00eb largohet ajo q\u00eb ishte me menstruacione nga vendi i faljes.\u201d<br \/>\nE n\u00eb disa transmetime t\u00eb tjera q\u00ebndron se ka th\u00ebn\u00eb nj\u00ebra prej tyre: \u201cO i D\u00ebrguari i Allahut! Po n\u00ebse dikush prej nesh nuk gjen \u00e7far\u00eb t\u00eb vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb (p\u00ebr faljen e namazit t\u00eb Bajramin)?\u201d Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: <em>\u201cLe t\u00eb vesh\u00eb xhilbabin e motr\u00ebs s\u00eb saj<\/em> (mbules\u00ebn e saj)<em>.\u201d<\/em> Dhe nuk ka dyshim se kjo argumenton p\u00ebr p\u00ebrforcimin e argumenteve p\u00ebr daljen e grave p\u00ebr namazin e Bajrameve q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb mir\u00ebsin\u00eb (begatin\u00eb) dhe lutjet e musliman\u00ebve (Fetava Etahare ve Salat, p\u00ebrgatitur nga Abdulal Etajar-Ahmed ibn Baz).<\/p>\n<p>2. Ndalimi i agj\u00ebrimit n\u00eb dy Bajramet<\/p>\n<p>Ka transmetuar Ebij Seijd n\u00eb t\u00eb dy librat e sakt\u00eb, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar agj\u00ebrimin n\u00eb dy dit\u00eb: n\u00eb dit\u00ebn e Fit\u00ebr Bajramit dhe t\u00eb Kurban Bajramit.<\/p>\n<p>3. Tekbiri<\/p>\n<p>Tekbiri b\u00ebhet kur b\u00ebhet plot\u00ebsimi i muajit Ramazan prej per\u00ebndimit t\u00eb diellit, nat\u00ebn e Bajramit, e deri n\u00eb namaz t\u00eb Bajramit, ku thot\u00eb Allahu subhanehu ue teala: <strong>&#8221;Q\u00eb ta plot\u00ebsoni numrin, t\u00eb madh\u00ebroni Allahun p\u00ebr at\u00eb se ju udh\u00ebzoi dhe q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoni.&#8221;<\/strong> (Suretu El-Bekare, 185)<br \/>\nM\u00ebnyra e tekbirit si\u00e7 ka ardhur nga selefi (t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mir\u00eb):<\/p>\n<p>All-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber La ilahe- ila llah<br \/>\nAll-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber Ve lilahi Elhamd.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet cekur dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se tekbiri duhet vazhduar derisa t\u00eb hyj\u00eb imami. Muhamed bin Shihab Ezuhruj, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb, thoshte: \u201cNjer\u00ebzit merrnin tekbire prej kur dilnin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre e deri sa hynte imami.\u201d<br \/>\n\u00cbsht\u00eb sunet p\u00ebr burrat q\u00eb ta ngren\u00eb z\u00ebrin n\u00eb xhami, n\u00eb tregje, n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr ta madh\u00ebruar Allahun e Lart\u00ebsuar, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ibadet dhe p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar At\u00eb. Nd\u00ebrsa grat\u00eb e ulin z\u00ebrin, ngaq\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb urdh\u00ebruara p\u00ebr t\u2019u mbuluar dhe p\u00ebr ta ulur z\u00ebrin. \u00c7do person b\u00ebn tekbire vet\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr tekbiret me xhemat nuk ka argument, sepse as Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e as sahab\u00ebt nuk e kan\u00eb praktikuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>4. Larja para se t\u00eb dilet p\u00ebr namaz<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sakt\u00ebsuar n\u00eb El Muvata t\u00eb Imam Malikut, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb; se Abdullah bin Omeri, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me ata t\u00eb dy, lahej dit\u00ebn e Fit\u00ebr Bajramit para se t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u2019u falur (El Muvata 1\/177).<br \/>\nNga Esaib bin Zejdi dhe nga Sejid bin Xhubejri, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me ta, \u00ebsht\u00eb transmetuar se kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cSunetet e Bajramit jan\u00eb tre: ecja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, larja dhe ngr\u00ebnia para daljes p\u00ebr n\u00eb namaz.\u201d<br \/>\nKa p\u00ebrmendur Imam Neveviu, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb, se dijetar\u00ebt kan\u00eb ran\u00eb dakord se \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyeshme larja p\u00ebr namazin e Bajramit.<\/p>\n<p>5. Veshja e rrobave t\u00eb bukura dhe p\u00ebrdorimi i miskut (parfumit)<\/p>\n<p>Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, si\u00e7 ka ardhur n\u00eb sahihun e Ib\u00ebn Huzejm\u00ebs, se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKa pasur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nj\u00eb xhybe (pallto) q\u00eb e vishte n\u00eb t\u00eb dy Bajramet dhe n\u00eb dit\u00ebn e xhumas\u00eb.\u201d<br \/>\nKa transmetuar El Bejhakiu me zinxhir t\u00eb sakt\u00eb se Ib\u00ebn Omeri vishte p\u00ebr Bajram rrobat m\u00eb t\u00eb bukura, nd\u00ebrsa gruaja del p\u00ebr n\u00eb namaz t\u00eb Bajramit pa u zbukuruar dhe pa u parfumosur, duke qen\u00eb e mbuluar sipas normave islame.<\/p>\n<p>6. Ngr\u00ebnia para se t\u00eb dilet p\u00ebr n\u00eb namaz t\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb librin e sakt\u00eb t\u00eb Buhariut dhe t\u00eb Ahmedit nga Enesi, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cPejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk shkonte dit\u00ebn e Fit\u00ebr Bajramit pa ngr\u00ebn\u00eb disa hurma dhe i hante ato tek: tre, pes\u00eb, shtat\u00eb ose n\u00ebnt\u00eb.\u201d<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb Kurban Bajram \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyeshme q\u00eb t\u00eb hahet vet\u00ebm pas namazit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hahet prej kurbanit q\u00eb theret.<\/p>\n<p>7. Dalja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr n\u00eb namaz t\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>Aliu, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cPrej sunetit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dilet p\u00ebr n\u00eb namaz t\u00eb Bajramit duke ecur, jo hipur (n\u00eb mjet udh\u00ebtimi).\u201d E ka transmetuar El-Termidhiu dhe ka th\u00ebn\u00eb: \u201cHadith \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, i v\u00ebrtet\u00eb.\u201d<br \/>\nDhe prej sunetit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kthehet njeriu nga ajo rrug\u00eb q\u00eb ka shkuar, por nga nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>8. Falja e namazit para hytbes<\/p>\n<p>Ka ardhur n\u00eb dy librat e sakt\u00eb, prej hadithit t\u00eb Ib\u00ebn Omerit dhe t\u00eb Ebij Sejidit dhe t\u00eb Ibni Abasit, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me ta, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem \u00ebsht\u00eb falur para hytbes.<br \/>\nKa ardhur n\u00eb librin e sakt\u00eb t\u00eb Imam Muslimit se \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyeshme t\u00eb lexohet n\u00eb rekatin e par\u00eb suretu Kaf (\u0642 ) dhe n\u00eb rekatin e dyt\u00eb fillimi i sures Enbija. M\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb transmetuar se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem lexonte suret El A&#8217;\u00ebla dhe El Gashije. Transmeton Muslimi dhe Termidhiu.<\/p>\n<p>9. Forma e namazit t\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>Forma e namazit \u00ebsht\u00eb dy rekate para hytbes duke argumentuar me th\u00ebnien e Ibni Omerit: \u201cPejgamberi salallahu alejhi ue selem, Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani e falnin Bajramin para hytbes.\u201d Mutefekun alejhi.<br \/>\nN\u00eb dy librat e sakt\u00eb nga Ibni Abasi transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka dal\u00eb dit\u00ebn e Fit\u00ebr Bajramit, i fali dy rekate, nuk u fal para tyre (dy rekat\u00ebve) dhe as pas tyre.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb falet jasht\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, nd\u00ebrsa ai q\u00eb falet n\u00eb xhami fal dy rekatet e t\u00eb hyrit n\u00eb xhami (tehijetul mesxhid), duke argumentuar me fjal\u00ebn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: <em>&#8221;N\u00ebse dikush nga ju hyn n\u00eb xhami, mos t\u00eb ulet derisa t\u2019i fal\u00eb dy rekate.\u201d<\/em> Mutefekun alejhi.<br \/>\nNuk lejohet q\u00eb t\u00eb thirret ezani e as ikameti, si\u00e7 ka transmetuar Muslimi nga Xhabiri: &#8221;Jam falur me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem jo nj\u00eb her\u00eb e dy (por shum\u00eb her\u00eb). Ka filluar namazin para hytbes pa e th\u00ebrritur ezanin dhe kiametin.&#8221;<\/p>\n<p>Forma e namazit<\/p>\n<p>Merren n\u00eb rekatin e par\u00eb pas tekbirit fillestar dhe pa e lexuar eudhu bismelen gjasht\u00eb tekbire. Merren pes\u00eb tekbire n\u00eb rekatin e dyt\u00eb para leximit t\u00eb Fatihas\u00eb, duke mos e num\u00ebruar at\u00eb q\u00eb thuhet duke u ngritur nga rekati i par\u00eb. \u00cbsht\u00eb transmetuar nga Am\u00ebr bin Shuejbi nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka marr\u00eb n\u00eb namazin e Bajramit dymb\u00ebdhjet\u00eb tekbire: shtat\u00eb n\u00eb rekatin e par\u00eb e pes\u00eb n\u00eb rekatin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>10. Shkuarja nga nj\u00ebra rrug\u00eb dhe kthimi nga nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sunet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebr t\u00eb falur namazin e Bajramit q\u00eb t\u00eb kthehet nga nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr e jo nga ajo q\u00eb ka shkuar, q\u00eb ta pasoj\u00eb Sunetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: \u201cPejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur dilte dit\u00ebn e Bajramit, e nd\u00ebrronte rrug\u00ebn.\u201d E ka nxjerr\u00eb hadithin Imam Buhariu nga Xhabiri, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb.<\/p>\n<p>11. Prej urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>Prej urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bajramit n\u00eb sheriatin islam \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shprehet g\u00ebzimi, k\u00ebnaq\u00ebsia dhe p\u00ebrg\u00ebzimi p\u00ebr plot\u00ebsimin e ibadeteve si agj\u00ebrimi, sadakaja (l\u00ebmosha), namazi, dhikri dhe q\u00eb ta din\u00eb armiqt\u00eb e Islamit se n\u00eb fen\u00eb ton\u00eb ka pushim dhe g\u00ebzime. Po ashtu g\u00ebzohen f\u00ebmij\u00ebt dhe grat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb dhe arrihet lidhja mes musliman\u00ebve.<\/p>\n<p>12. Ki kujdes v\u00eblla musliman!<\/p>\n<p>Ki kujdes q\u00eb t\u00eb mos biesh n\u00eb disa gabime si shumica e njer\u00ebzve, si p\u00ebr shembull kalimi i koh\u00ebs me gj\u00ebra t\u00eb ndaluara, si\u00e7 jan\u00eb d\u00ebgjimi i muzik\u00ebs, festimi n\u00eb vendet e ndaluara ku p\u00ebrzihen burrat e grat\u00eb, veshja e grave me veshje q\u00eb nuk u ka hije muslimaneve, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb dit\u00eb feste e hareje dhe njeriu duhet ta shpreh\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>13. P\u00ebr k\u00eb \u00ebsht\u00eb festa e Bajramit?<\/p>\n<p>Ka th\u00ebn\u00eb Aliu, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb: \u201cSot \u00ebsht\u00eb Bajram p\u00ebr at\u00eb q\u00eb dje i \u00ebsht\u00eb pranuar agj\u00ebrimi dhe namazi i nat\u00ebs. Bajram p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i jan\u00eb falur m\u00ebkatet dhe i jan\u00eb pranuar veprat. Sot p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Bajram, nes\u00ebr p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Bajram dhe \u00e7do dit\u00eb q\u00eb nuk i b\u00ebjm\u00eb m\u00ebkat Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Bajram.<\/p>\n<p>V\u00eblla!<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb festa e Bajramit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb veshur me rroba t\u00eb mira, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i shtohen ibadetet; nuk \u00ebsht\u00eb Bajrami p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbukuruar me veshje dhe mjete udh\u00ebtimi, por p\u00ebr at\u00eb nga i cili Allahu e ka larguar hidh\u00ebrimin.<br \/>\nDhe s\u00eb fundi, mos harro v\u00eblla q\u00eb t\u00eb veprosh vepra t\u00eb mira: t\u00eb mbash lidhjet dhe t\u00eb vizitosh t\u00eb af\u00ebrmit dhe farefisin, ta harrosh hidh\u00ebrimin, zilin\u00eb dhe urrejtjen kund\u00ebr tyre dhe ta pastrosh zemr\u00ebn nga k\u00ebto s\u00ebmundje. Mos harro ndihm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb varfrin dhe jetimin, mos harro t\u2019i g\u00ebzosh kur njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, kurse ata jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur e t\u00eb hidh\u00ebruar.<\/p>\n<p>Paqja dhe m\u00ebshira e Allahut qofshin mbi t\u00eb D\u00ebrguarin salallahu alejhi ue selem!<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Rashid Zylfiu<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fal\u00ebnderimi i takon Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi Pejgamberin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem. T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb! Ju p\u00ebrsh\u00ebndesim me p\u00ebrsh\u00ebndetjen islame, eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu, dhe ju p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr ardhjen e fest\u00ebs s\u00eb Bajramit duke e lutur Allahun e Lart\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb na pranoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":803,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,22],"tags":[43],"class_list":{"0":"post-802","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-e-zgjedhur","8":"category-shkrime-autoriale","9":"tag-kandilat-e-ramazanit"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=802"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":804,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802\/revisions\/804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/803"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}