{"id":823,"date":"2019-06-26T13:06:16","date_gmt":"2019-06-26T13:06:16","guid":{"rendered":"http:\/\/rashitzylfiu.com\/?p=823"},"modified":"2019-06-26T13:06:16","modified_gmt":"2019-06-26T13:06:16","slug":"10-perdet-mes-robit-dhe-allahut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/2019\/06\/26\/10-perdet-mes-robit-dhe-allahut\/","title":{"rendered":"10 perdet mes robit dhe Allahut"},"content":{"rendered":"<p>Paramendo nj\u00eb person q\u00eb nuk e ke par\u00eb prej shum\u00eb vitesh dhe pastaj e takon duke pasur nj\u00eb perde mes jush. Sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrfitove gj\u00eb nga ai takim sepse ekzistonte nj\u00eb penges\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb larg rrug\u00ebs s\u00eb Allahut, sepse perdja i pamund\u00ebson t\u00eb shoh\u00eb drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe rrug\u00ebn e drejt\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li><em>Pse Allahu ia mund\u00ebsoi njeriut t\u00eb m\u00ebkatoj\u00eb?<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>Ibn Kajimi, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb, sjell disa arsye q\u00eb njeriu t\u00eb kuptoj\u00eb:<\/p>\n<p>-se Allahu \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm<\/p>\n<p>-mir\u00ebsin\u00eb e Allahut kur ia mbulon gjynahun<\/p>\n<p>-but\u00ebsin\u00eb e Allahut kur robi m\u00ebkaton<\/p>\n<p>-bujarin\u00eb e Allahut p\u00ebr t\u2019ia pranuar arsyetimin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ul>\n<li><strong>10 <\/strong><strong>perdet mes robit dhe Allahut<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Perdja e par\u00eb: Injoranca ndaj Allahut<\/strong><\/p>\n<p>Kush e njeh Allahun, e do At\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb e njeh Allahun, aq m\u00eb shum\u00eb e do.<\/p>\n<p>Shuajbi a.s. ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cK\u00ebrkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni tek Ai. V\u00ebrtet, Zoti \u00ebsht\u00eb m\u00ebshirues, shum\u00eb i dashur.\u201d<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Perdja m\u00eb e trash\u00eb \u00ebsht\u00eb padija p\u00ebr Allahun sepse njeriu \u00ebsht\u00eb armik i asaj q\u00eb nuk e njeh. Ata t\u00eb cil\u00ebt nuk e njohin Allahun m\u00ebkatojn\u00eb, e urrejn\u00eb dhe adhurojn\u00eb dik\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Tij.<\/p>\n<p><strong>Perdja e dyt\u00eb: Risit\u00eb n\u00eb fe<\/strong><\/p>\n<p>Kush b\u00ebn risi n\u00eb fe ka v\u00ebn\u00eb perde mes vetes dhe Allahut derisa t\u00eb largohet nga risit\u00eb. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka th\u00ebn\u00eb<em>: \u201cKush shpik di\u00e7ka n\u00eb fe, ai nuk \u00ebsht\u00eb prej nesh.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Allahu thot\u00eb:<\/p>\n<p><strong><em>\u201ctek Ai ngrihet fjala e mir\u00eb (besimi) dhe veprimi i mir\u00eb, e Ai i pranon.\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Vepra e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngritur tek Allahu ka dy kushte<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Sinqeriteti<\/li>\n<li>Pasimi i Sunetit t\u00eb Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pa k\u00ebto dy kushte vepra nuk quhet e mir\u00eb, as ngrihet tek Allahu.<\/p>\n<p><em>Pyetje: Pse bidati \u00ebsht\u00eb perde mes robit dhe Allahut?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigje: Sepse pasuesi i bidatit \u00ebsht\u00eb rob i epshit t\u00eb vet. <\/em><\/p>\n<p>\u00c7do njeri q\u00eb mundohet ta adhuroj\u00eb Allahun me bidat ka perde dhe drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk mund ta shoh\u00eb derisa t\u00eb largohet nga bidati i tij.<\/p>\n<p><strong>Perdja e tret\u00eb: M\u00ebkatet e m\u00ebdha dhe t\u00eb fshehta<\/strong><\/p>\n<p>Ato jan\u00eb t\u00eb shumta, si zilia, mendjemadh\u00ebsia, vet\u00ebp\u00eblqimi, syefaq\u00ebsia etj..<\/p>\n<p>N\u00ebse njeriu bie n\u00eb to, ato shnd\u00ebrrohen n\u00eb perde q\u00eb i pamund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr krijuesit t\u00eb vet. Arsyeja q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se rrug\u00ebn drejt Allahut e kalojm\u00eb me zemra e jo me gjymtyr\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebto b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme se ato m\u00ebkate q\u00eb duken, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pija e alkoolit, vjedhja, imoraliteti etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ibn Kajimi thot\u00eb: \u201cNefsi i njeriut mund t\u00eb dominoj\u00eb mbi pun\u00ebt e mira p\u00ebrderisa t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ushtri e nefsit. Nganj\u00ebher\u00eb ti mendon se nuk ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nuk ka m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm se ai njeri, por n\u00eb realitet ai \u00ebsht\u00eb larg Allahut.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Perdja e kat\u00ebrt: M\u00ebkatet e m\u00ebdha dhe t\u00eb dukshme<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebkat i madh quhet \u00e7do m\u00ebkat q\u00eb meriton mallkimin dhe hidh\u00ebrimin e Allahut dhe t\u00eb Pejgamberit t\u00eb Tij dhe meriton d\u00ebnimin n\u00eb dynja e ahiret. Shirku, alkooli, vjedhja, kurv\u00ebria, ngr\u00ebnia e pasuris\u00eb s\u00eb jetimit pa t\u00eb drejt\u00eb, shpifja ndaj grave t\u00eb ndershme, magjia etj. Nuk quhet gjynah i vog\u00ebl n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm sepse tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i madh. \u00a0Gjynahu i madh nuk shlyhet vet\u00ebm me istigfar, por duhet patjet\u00ebr pendimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Perdja e pest\u00eb: M\u00ebkatet e vogla<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb syrin e besimtarit m\u00ebkati i vog\u00ebl \u00e7do her\u00eb duhet t\u00eb shihet si m\u00ebkat i madh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00eb njeriu ballafaqohet me sfida t\u00eb ndryshme. Ato kan\u00eb natyra dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ndryshme, por sfida m\u00eb e madhe e njeriut \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e pengon t\u00eb njoh\u00eb, fal\u00ebnderoj\u00eb dhe adhuroj\u00eb krijuesin e vet.<\/p>\n<p><strong>Perdja e gjasht\u00eb: Shirku<\/strong><\/p>\n<p>Shirk \u00ebsht\u00eb t\u00eb lidhesh me dik\u00eb tjet\u00ebr pos Allahut qoft\u00eb n\u00eb adhurime apo vepra t\u00eb brendshme t\u00eb zemr\u00ebs apo ato t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Nuk ka di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb urryer p\u00ebr Allahun sesa shirku dhe vepruesit e tij. Shirku m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i fsheht\u00eb. \u00a0Prej duave profetike ishte dhe kjo: \u201cO Zot, k\u00ebrkoj mbrojtje q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebj Ty rivalitet n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb e di dhe k\u00ebrkoj falje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk e di\u201d.<\/p>\n<p>Zemra mund t\u00eb lidhet me f\u00ebmij\u00ebt, gruan, vetur\u00ebn, pasurin\u00eb dhe postet. Kur k\u00ebtyre gj\u00ebrave u jep p\u00ebrpar\u00ebsi para urdhrit t\u00eb Zotit apo e thyen urdhrin e Zotit p\u00ebr shkak t\u00eb tyre, kjo n\u00ebnkupton se ti je lidhur me di\u00e7ka pos Allahut.<\/p>\n<p><strong>Perdja e shtat\u00eb: Zgjerimi n\u00eb gj\u00ebra luksoze<\/strong><\/p>\n<p>Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-kem ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk ka mbushur i biri i Ademit di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb rrezikshme sesa barkun e tij.\u201d<\/p>\n<p>Kur stomaku mbushet, pushon t\u00eb menduarit dhe paralizohen gjymtyr\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb asaj q\u00eb i b\u00ebn mir\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Shembuj praktik\u00eb t\u00eb luksit jan\u00eb interneti, rrjetet sociale, bota e teknologjis\u00eb, ndejat e kota.<\/p>\n<p><strong>Perdja e tet\u00eb: Pakujdesia ndaj Allahut<\/strong><\/p>\n<p>Gafleti e mbizot\u00ebron zemr\u00ebn kur ajo zbrazet nga dashuria e Allahut e m\u00eb pas njeriu pason egon e vet, e kaplon djalli i mallkuar dhe e harron Allahun.<\/p>\n<p>Allahu thot\u00eb:<\/p>\n<p><strong><em>\u201c&#8230;dhe mos iu bind atij q\u00eb ia kemi shmangur zemr\u00ebn e tij prej p\u00ebrkujtimit ndaj Nesh dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb epshit t\u00eb vet, pse puna e tij ka mbaruar.\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gafletin e largon vet\u00ebm drita e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Perdja e n\u00ebnt\u00eb: Zakonet e k\u00ebqija, veset e sh\u00ebmtuara<\/strong><\/p>\n<p>Disa njer\u00ebz shnd\u00ebrrohen n\u00eb rob\u00ebr t\u00eb adeteve t\u00eb k\u00ebqija. Rruga e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur tek Allahu \u00ebsht\u00eb t\u00eb zhvishesh nga adetet e k\u00ebqija nga t\u00eb cilat ke krijuar var\u00ebsi, sepse njeriu \u00ebsht\u00eb rob dhe robi nuk mund t\u00eb jet\u00eb i dyfisht\u00eb apo i shum\u00ebfisht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ose do t\u00eb jesh rob i Allahut ose rob i adetit apo dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, arritja tek Allahu b\u00ebhet kur ti je i lir\u00eb, i zhveshur nga \u00e7do rob\u00ebri e k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Ibn Kajimi thot\u00eb: \u201cNjeriu nuk mund t\u00eb arrij\u00eb shkall\u00ebn e ubudijes (adhurimit) kur ende \u00ebsht\u00eb i lidhur diku tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Drejt Zotit patjet\u00ebr duhesh t\u00eb udh\u00ebtosh vet\u00eb e jo t\u00eb kap\u00ebsh p\u00ebr dore dik\u00eb q\u00eb t\u00eb pengon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, b\u00ebhet barr\u00eb dhe penges\u00eb p\u00ebr ty<strong>.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Perdja e dhjet\u00eb: Vet\u00ebp\u00eblqimi<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb perdja e njer\u00ebzve t\u00eb udh\u00ebzuar, t\u00eb cil\u00ebt e shohin pun\u00ebn e tyre si di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb madhe dhe kjo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb perde mes tij dhe Allahut p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kur njeriu vet\u00ebk\u00ebnaqet me pun\u00ebn e tij, lind vet\u00ebp\u00eblqimi dhe mendjemadh\u00ebsia. \u00c7do her\u00eb kur rritet n\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde madh\u00ebshtia e Allahut zvog\u00eblohet vetja dhe vepra jote.<\/p>\n<p>Njeriu duhet ta kuptoj\u00eb se \u00e7do vep\u00ebr q\u00eb b\u00ebn \u00ebsht\u00eb nga mir\u00ebsit\u00eb e Allahut sepse Allahu t\u00eb shp\u00ebrblen nga bujaria dhe fisnik\u00ebria e Tij.<\/p>\n<p>Ibn Kajimi thot\u00eb: \u201cEsenca e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre dhjet\u00eb perdeve \u00ebsht\u00eb nefsi, ana e err\u00ebt, shejtani, dynjaja, egoja.<\/p>\n<p>Njeriu nuk mund t\u2019i largoj\u00eb k\u00ebto 10 perde gjersa ekziston esenca e tyre. Egoja e pengon vepr\u00ebn t\u00eb vij\u00eb deri tek zemra, por n\u00ebse e lufton dhe del fitimtar, arrin q\u00eb vepra t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Dhe kur arrin vepra n\u00eb zem\u00ebr, b\u00ebhet kjo lidhje dhe nuk ka dyshim se arrin edhe tek Allahu.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu largohen k\u00ebto perde dhe pengesa mes robit dhe Allahut duke i mund\u00ebsuar q\u00eb ta shoh\u00eb drit\u00ebn e imanit, duke iu ndri\u00e7uar rruga e Islamit. Dhe kur Allahu sheh p\u00ebrpjekjen e robit t\u00eb Vet p\u00ebr t\u2019u kthyer tek Ai, ia shton imanin, bindjen dhe devotshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Allahu thot\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u201cAta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb edhe m\u00eb tej do t\u2019i udh\u00ebzoj\u00eb dhe do t\u2019i pajis\u00eb me devotshm\u00ebri.\u201d <a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb njeriu udh\u00ebzohet, Allahu ia shton udh\u00ebzimin dhe devotshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Luftoje shejtanin duke k\u00ebrkuar mbrojtje tek Allahu.<\/p>\n<p>Luftoje egon duke e kund\u00ebrshtuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Luftoje an\u00ebn e err\u00ebt me forc\u00ebn e sinqeritetit.<\/p>\n<p>Luftoje dynjan\u00eb me asketiz\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019an, Kehf: 28.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kur\u2019an, Muhamed: 17.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Ligj\u00ebrat\u00eb e dat\u00ebs 13\/02\/2015.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kur\u2019an, Hud: 90.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Kur\u2019an, Fatir: 10.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paramendo nj\u00eb person q\u00eb nuk e ke par\u00eb prej shum\u00eb vitesh dhe pastaj e takon duke pasur nj\u00eb perde mes jush. Sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrfitove gj\u00eb nga ai takim sepse ekzistonte nj\u00eb penges\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb larg rrug\u00ebs s\u00eb Allahut, sepse perdja i pamund\u00ebson t\u00eb shoh\u00eb drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,22],"tags":[44],"class_list":{"0":"post-823","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-e-zgjedhur","8":"category-shkrime-autoriale","9":"tag-pse-pendimi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":825,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/823\/revisions\/825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}