{"id":859,"date":"2019-07-16T08:06:44","date_gmt":"2019-07-16T08:06:44","guid":{"rendered":"http:\/\/rashitzylfiu.com\/?p=859"},"modified":"2019-07-16T08:06:44","modified_gmt":"2019-07-16T08:06:44","slug":"lehtesimet-qe-solli-pejgamberi-sal-lallahu-alejhi-ue-selem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/2019\/07\/16\/lehtesimet-qe-solli-pejgamberi-sal-lallahu-alejhi-ue-selem\/","title":{"rendered":"LEHT\u00cbSIMET Q\u00cb SOLLI PEJGAMBERI, SAL-LALLAHU ALEJHI UE SELEM"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb univers \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi dhe sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut. Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb jetonte njeriu. Ky ekuilib\u00ebr gjendet edhe n\u00eb sistemin e Islamit, q\u00eb urtia dhe vullneti i Allahut i parapriu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sistem dhe program jetese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Megjithat\u00eb ka faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb e rebelojn\u00eb njeriun karshi k\u00ebtij sistemi dhe programi jetese. E sidomos, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje praktika e dispozitave dhe e ligjeve, q\u00eb parasheh Feja, sepse k\u00ebtu k\u00ebrkohet nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe seriozitet m\u00eb i madh. Kjo vjen si rezultat i bot\u00ebkuptimit t\u00eb krijuar nga shum\u00eb njer\u00ebz, se ngarkesat n\u00eb Islam me t\u00eb cilat njeriu \u00ebsht\u00eb i detyruar, cenojn\u00eb t\u00eb drejtat e liris\u00eb dhe zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb. Disa t\u00eb tjer\u00eb shkojn\u00eb aq larg, duke menduar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e paarritshme. Nj\u00eb reflektim i till\u00eb ka ndikuar edhe tek shum\u00eb musliman\u00eb, ku ka shkaktuar nj\u00eb zbehje t\u00eb Islamit praktik. Nj\u00eb nd\u00ebr objektivat dhe bazat e legjislacionit Islam \u00ebsht\u00eb moskrijimi i v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb dhe alternativa e leht\u00ebsimit q\u00eb ai legjislacion ka \u00e7do her\u00eb. Islami i p\u00ebrmbahet rregullit p\u00ebr t\u00eb gjetur mesataren n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e jet\u00ebs. Ai ka si synim t\u00eb vetin \u00e7do her\u00eb leht\u00ebsimin n\u00eb \u00e7do aspekt. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon Kurani, Suneti dhe logjika e sh\u00ebndosh\u00eb. N\u00ebse hapim Kuranin q\u00eb nga fillimi e deri n\u00eb fund do t\u00eb hasim vet\u00ebm 500 ajete ku kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dispozitat praktike islame. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrfshin, informata dhe besim. Allahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb: \u201cAllahu nuk d\u00ebshiron t\u2019ju krijoj\u00eb ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, por d\u00ebshiron t\u2019ju pastroj\u00eb dhe t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb dhuntit\u00eb e Tij ndaj jush, q\u00eb t\u00eb jeni fal\u00ebnderues.\u201d<\/p>\n<p>Kurani sjell shembuj p\u00ebr leht\u00ebsimin. Allahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb: \u201cE kush detyrohet nga uria (t\u00eb haj\u00eb nga t\u00eb ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur q\u00ebllim m\u00ebkatin, Allahu fal shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebshirues.\u201d\u00a0 Po ashtu: \u201cE kush e p\u00ebrjeton prej jush k\u00ebt\u00eb muaj le t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb, nd\u00ebrsa kush \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb ose n\u00eb udh\u00ebtim, le t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb aq dit\u00eb nga dit\u00ebt e m\u00ebvonshme. Allahu me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshiron leht\u00ebsim p\u00ebr ju, e nuk d\u00ebshiron v\u00ebshtir\u00ebsim p\u00ebr ju.\u201d<br \/>\nAllahu i Madh\u00ebruar e p\u00ebrshkruan mesazhin e Pejgamberit, se erdhi m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Rrezet e k\u00ebsaj m\u00ebshire rrezatuan mbi umetin e Pejgamberit me leht\u00ebsimet, q\u00eb solli ky Pejgamber. Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selam ka th\u00ebn\u00eb:\u00a0 \u201cV\u00ebrtet, Allahu ka d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb pranohen leht\u00ebsimet e Tij, ashtu si\u00e7 urren kund\u00ebrshtimin ndaj Tij.\u201d\u00a0 Fillimisht para se t\u00eb sjellim disa modele leht\u00ebsimi, q\u00eb solli Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem\u00a0 p\u00ebr umetin e tij, ne do t\u00eb p\u00ebrmendim disa rregulla mbi rregullin e \u201cruhsas \u2013 leht\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi\u00a0 i\u00a0 \u201cruhsas\u201d:<br \/>\nTermi \u201cruhsa\u201d n\u00eb aspektin gjuh\u00ebsor ka kuptimin e leht\u00ebsimit. N\u00eb aspektin terminologjik n\u00ebnkupton: Dispozit\u00eb e legjitimuar p\u00ebr shkak t\u00eb arsyes t\u00eb leht\u00ebsimit t\u00eb atij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ngarkuar me at\u00eb dispozit\u00eb.<br \/>\nKushtet e \u201cruhsas\u201d:<br \/>\na)\u00a0Ekzistimi i arsyes.<br \/>\nb)\u00a0Verifikimi i motivit.<br \/>\nc)\u00a0Vendi se ku duhet t\u00eb p\u00ebrdoret \u201cruhsa\u201d.<br \/>\nd)\u00a0Respektimi i rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuar mbi te.<\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi i \u201cruhsas\u201d tek fukahat\u00eb:<br \/>\nT\u00eb punosh me \u201cruhsan\u201d sipas fukahave\u00a0 \u00ebsht\u00eb: T\u00eb pasuarit e asaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lehta nga t\u00eb gjitha th\u00ebniet e tyre.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb e lejuar n\u00eb sheriat me rregullat q\u00eb vijojn\u00eb:<br \/>\n\u2022\u00a0Nuk lejohet pasimi i \u201c ruhsas\u201d, leht\u00ebsimit t\u00eb medhhebeve, duke pasuar epshin, ngase\u00a0 nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb zhveshjen e ngarkesave fetare, por ajo lejohet duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb rregullat q\u00eb vijojn\u00eb:<br \/>\n1.\u00a0Th\u00ebniet e fukahave q\u00eb lejojn\u00eb \u201cruhsan\u201d, leht\u00ebsimin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranuara n\u00eb Sheriat e mos jen\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuara, si th\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7uara (shadh).<br \/>\n2.\u00a0T\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leht\u00ebsimin p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb, pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi apo individin.<br \/>\n3.\u00a0T\u00eb vepruarit me leht\u00ebsimin, mos t\u00eb jet\u00eb shkak i ndonj\u00eb th\u00ebnie, q\u00eb merret p\u00ebr t\u00eb arritur ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<br \/>\n4.\u00a0Ai q\u00eb punon me te, t\u00eb ndiej\u00eb rehati shpirt\u00ebrore.<br \/>\n5.\u00a0Ai q\u00eb punon me leht\u00ebsimin mos t\u00eb jet\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me t\u00eb, por t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb n\u00eb zgjedhje.<br \/>\nSulejman Temimi thot\u00eb: \u201cN\u00ebse merr nga leht\u00ebsimet e \u00e7do dijetari tek ti \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb sherri\u201d.\u00a0 Euzai thot\u00eb: \u201cAi q\u00eb merr nga gj\u00ebrat e ve\u00e7uara (shadh) t\u00eb dijetar\u00ebve, del nga Islami.\u201d<\/p>\n<p>Disa modele leht\u00ebsimi q\u00eb solli Pejgamberi, lavd\u00ebrimi dhe paqja qofshin mbi t\u00eb:<\/p>\n<p><strong>PAST\u00cbRTIA:<\/strong><br \/>\n\u2022\u00a0Tejemumi \u00ebsht\u00eb specifik\u00eb e umetit t\u00eb Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem.<br \/>\nTejemumi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga adhurimet me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dalluar umeti i Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem nga umetet e m\u00ebhershme. Xhabiri na p\u00ebrcjell, se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem ka th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pes\u00eb gj\u00ebra, t\u00eb cilat nuk i ka pasur asnj\u00eb Pejgamber tjet\u00ebr para meje: &#8230;(nd\u00ebr to) m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e t\u00ebr\u00eb toka xhami dhe pastrim&#8230;\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se muslimani e ka t\u00eb lejuar ta fal\u00eb namazin n\u00eb \u00e7do vend n\u00eb tok\u00eb, kurse umetet e m\u00ebparshme mund t\u00eb faleshin vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr faltoret e p\u00ebrcaktuara q\u00eb nd\u00ebrtonin. Pastaj edhe toka p\u00ebr muslimanin \u00ebsht\u00eb pastrim, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se me t\u00eb mund t\u00eb pastrohet, dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr tejemumin.<br \/>\n-Na p\u00ebrcillet nga Imran ib\u00ebn Husajni, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur prej tij, se: \u201cI D\u00ebrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi t\u00eb, pa nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar, i cili nuk u fal me njer\u00ebzit dhe i tha: -O filan! \u00c7\u2019t\u00eb pengoi t\u00eb faleshe me njer\u00ebzit? O i D\u00ebrguari i Allahut! Un\u00eb isha xhunub, -tha ai, &#8211; dhe nuk kishte uj\u00eb (q\u00eb t\u00eb lahesha). Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem i thot\u00eb: -At\u00ebher\u00eb m\u00ebsyja dheut t\u00eb nga toka, sepse ai t\u00eb mjafton.<br \/>\n\u2022\u00a0Mes`hu mbi mestet \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsim i lejuar, i cili v\u00ebrtetohet me konsensusin e musliman\u00ebve.<br \/>\n&#8211;\u00a0Na p\u00ebrcillet se Mugire ib\u00ebn Shube, radijallahu anhu ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00eb nat\u00eb, kur isha me Resulullahun sal-lallahu alejhi ue selem n\u00eb udh\u00ebtim, un\u00eb po i hidhja uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb abdes e ai lau fytyr\u00ebn, duart deri n\u00eb b\u00ebrryl, f\u00ebrkoi kok\u00ebn e pastaj desha t\u2019ia heq mestet e tij (nga k\u00ebmb\u00ebt), e ai sal-lallahu alejhi ue selem m\u00eb tha: \u201cL\u00ebri, ngase i kam mbathur t\u00eb pastra\u201d, dhe mori mes\u2019h.\u201d<\/p>\n<p><strong>NAMAZI:<\/strong><br \/>\n\u2022\u00a0Nj\u00ebri nd\u00ebr leht\u00ebsimet q\u00eb solli Pejgamberi, lavd\u00ebrimi dhe paqja qoft\u00eb mbi te, \u00ebsht\u00eb edhe shkurtimi i namazeve farz\u00a0 n\u00eb udh\u00ebtim nga kat\u00ebr rekate n\u00eb dy:<br \/>\n&#8211;\u00a0Buhariu n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e koleksionit t\u00eb tij sh\u00ebnon, se Aliu, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, kishte dal\u00eb nga Kufa dhe shkurtoi namazin e ai i shihte vendbanimet. Nd\u00ebrkaq me rastin e hyrjes i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb Kufa ai u tha: \u201cDerisa t\u00eb hym\u00eb n\u00eb t\u00eb\u201d. Po ashtu i D\u00ebrguari i Allahut, lavd\u00ebrimi dhe shp\u00ebtimi i Allahut qofshin mbi t\u00eb, e ka falur namazin e drek\u00ebs kat\u00ebr rekat\u00eb n\u00eb Medin\u00eb, nd\u00ebrkaq ikindin\u00eb n\u00eb vendin e quajtur Dhul Hulejfe dy rekate.<\/p>\n<p><strong>AGJ\u00cbRIMI:<\/strong><br \/>\n&#8211; Nga leht\u00ebsimet q\u00eb solli Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem \u00ebsht\u00eb edhe lejimi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe pir\u00eb gjat\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb dit\u00ebt e Ramazanit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim i p\u00eblqyer, duke u bazuar n\u00eb hadithin e Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb prej mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb agj\u00ebrimi n\u00eb udh\u00ebtim.\u201d Aishja, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, na p\u00ebrcjell se Hamza ib\u00ebn Omer el Eslemi i ka th\u00ebn\u00eb Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem: \u201cA t\u00eb agj\u00ebroj n\u00eb udh\u00ebtim?\u201d Ai e kishte zakon t\u00eb agj\u00ebronte shum\u00eb dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem i tha: \u201cN\u00ebse d\u00ebshiron, agj\u00ebro e n\u00ebse d\u00ebshiron, mos agj\u00ebro.\u201d\u00a0 I D\u00ebrguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka th\u00ebn\u00eb:\u00a0 \u201cNuk \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb ju t\u00eb agj\u00ebroni kur t\u00eb jeni n\u00eb udh\u00ebtim.\u201d\u00a0 Lutja jon\u00eb e fundit \u00ebsht\u00eb: Lavdia i qoft\u00eb Allahut, Sunduesit t\u00eb bot\u00ebve!<\/p>\n<p>Autor: Rashit Zylfiu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb univers \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi dhe sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut. Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb jetonte njeriu. Ky ekuilib\u00ebr gjendet edhe n\u00eb sistemin e Islamit, q\u00eb urtia dhe vullneti i Allahut i parapriu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sistem dhe program jetese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Megjithat\u00eb ka faktor\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":860,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[19,2,22],"tags":[],"class_list":{"0":"post-859","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-artikuj","8":"category-e-zgjedhur","9":"category-shkrime-autoriale"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=859"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":861,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/859\/revisions\/861"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rashitzylfiu.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}