PËRMENDJA E ALLAHUT GJATË DITËS

0
2476

PËRMENDJA E ALLAHUT GJATË DITËS

Titulli në origjinal: “EDHKAR TAREFEJ NEHAR”
Autori: Bekër bin Abdullah ebu Zejd
Përktheu nga origjinali: Rashit R. Zylfiu
Redaktor fetar: Enis Rama
Korrektor letrar: Arian Koçi
Ballina: Jeton Ibrahimi
Radhitja kompjuterike: B. Avdiu

Tirazhi: 5000 copë
Botimi i parë: Shaban,1434h / Qershor, 2013

PARATHËNIE
Falënderimet i takojnë Krijuesit të botëve. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Tij dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem është rob dhe i Dërguar i Tij.

O Allah! O Zoti ynë, dërgo salavate mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit!
Në vijim them se prej dhuntive të këtij umeti të mëshiruar është se Allahu ka caktuar për të shumëllojshmëri adhurimesh, si leximi i Kuranit, përmendja e Allahut, lutjet etj.
Dobitë e dhikrit në këtë botë dhe botën tjetër janë në shtimin e vlerave, të pozitës dhe të
shpërblimeve për këtë umet. Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata që e përmendin Atë.

Shkarko librin:10 Sfidat e jetes