Biografia

0
2105

Rashit Rexhep Zylfiu u lind më 22.09.1979 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme, Medresenë“Alaud-din”, e kreu po në Gjilan, me gjeneratën e parë, në vitet 1994-1998. Studioi më pas në Universitetin Islam Imam bin Saud në Riad, Arabi Saudite, në Fakultetin e Sheriatit. Ka studiuar në Kolegjin AAB, programi master, Komunikim Masiv.

Rashit Zylfiu njihet si aktivist në fushën kulturore dhe humanitare.

Librat e shkruar dhe të përkthyer:

Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve ka disa libra, si:

  • “Ajka e kuptimeve kur’anore, komenti i 10 kaptinave të fundit”, botuar në vitin 2015.
  • “10 Sfidat e jetës”, botuar në vitin 2016.
  • ‘’ Kandili i Ramazanit’’, botuar në vitin 2017.
  • “Ta mësojmë Islamin”, botuar në vitin 2010.
  • “Mburoja e fëmijës musliman”, botuar në vitin 2013.

 

Ka përkthyer librat:

  • “Fetva bashkëkohore mjekësore në çështjen e Ramazanit’’, botuar në vitin 2008.
  • “Pozita e Sunetit në Islam”, botuar në vitin 2012 .
  • “Përmendja e Allahut gjatë ditës”, botuar në vitin 2013.
  • “Një ditë me të dashurin tënd”, botuar në vitin 2017.

 

Është autor i dokumentareve: “Ditën kur të njoha ty”, “Oda e Anamoravës”, “Pse Islami?”.

Nga viti 2012 shërben si imam në Xhaminë “Kodra e Dëshmorëve”, Gjilan. Jeton në Gjilan dhe është baba i katër fëmijëve.