Të dashur familjarë dhe miq të nderuar! Letra e Rashit Zylfiu shkruar familjarëve dhe miqve në këtë ditë xhumaje

0
1737

Të dashur familjarë dhe miq të nderuar!

( Letra e Rashit Zylfiu shkruar familjarëve dhe miqve në këtë ditë xhumaje )

Paqja, bekimet e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja…
E di që këto ditë shumë keni lexuar e dëgjuar ndoshta edhe më shumë se kurrë. Por, sot kërkoj për pak minuta ta lexoni këtë letër që e shkrova enkas për ju. E, nëse e lexoni, do të gëzohesha shumë sepse e dijë që ju do të ndiheni mirë sepse po e shkruaj nga loçka e zemrës.
Sot nuk do t’ju pyes si po kaloni sepse edhe vetë jam në po njëjtën gjendje: aty, nëse ju mungon diçka, më mungon edhe mua, kemi përjetime të njëjta.
Unë dua që ne të jemi si nxënës në bankën e kësaj sprove dhe të kalojmë me sukses, që kur të takohemi, t’i buzëqeshim njëri-tjetrit për suksesin tonë.
Dallimi mes nesh dhe të tjerëve është besimi në Zotin e Plotfuqishëm, e ne duhet ta kemi besim se Zoti do të na ndihmojë ta tejkalojmë këtë sfidë.
Sa herë që lodheni, thoni t ‘o Zot’.
Të dashur familjarë dhe miq të nderuar!
Sot është dita e bekuar e xhumasë, në të cilin ka lindur dielli, në të cilën pranohen lutjet. Sot mos harroni t’i luteni Zotit që ta largojë këtë fatkeqësi nga ne sepse Ai (Zoti) u përgjigjet besimtarëve.
Sot dua t’ju shoh të buzëqeshur sepse buzëqeshja juaj i jep gëzim familjes e shtëpisë.
Sot dua t’ju shohë optimist sepse pranvera ka ardhur e ne kemi shumë punë për ti kryer.
Sot dua të jeni mirënjohës për të mirat e Zotit, për shëndetin, pasurinë, familjen e shumë begati që kemi para vetes.
Sot dua t’ju shoh të gëzuar e jo të hidhëruar .
Sot dua t’ju shoh durimtarë e jo të rebeluar.
Sot dua që plagët në zemrës t’i shërojmë me dashurinë për jetën dhe familjen.
Sot nuk dua t’iu shoh të dëshpëruar sepse ti nuk e meriton këtë.
Sot dua t’iu shoh të fortë, me vetëbesim dhe forcën e besimit se edhe kësaj here do t’ia dalim së bashkua.
Ne e dimë që “Zoti është i plotfuqishëm për çdo gjë” , por nëse e shprehim me gjuhë, të jemi të bindur se kanë mbetur vetëm se pak çaste derisa sprova të na largohet.
Zot, falna ne, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët!

Kaloni sa më mirë! I Juaji Rashit Zylfiu
E Xhuma, 27.03.2020