Testamenti islam

0
3453

Subjekti: Testamenti islam

Burimi :     Realizuar nga organizata Wakf, Riad, departamenti për studime islame.

Nën përkujdesjen e dijetarëve të mirënjohur:

  • Abdullah bin Sulejman el Menij, anëtar i komisionit të dijetarëve për fetva, Arabi Saudite.
  • Salih bin Abdurahman el Husejn, drejtor gjeneral për çështjen e dy xhamive të shenjta, Xhaminë e Haremit (Qabenë) dhe Xhaminë e Pejgamberit

Përzgjodhi dhe përshtati :Rashit Zylfiu

 

Falënderimet  i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Allahu i Madhëruar thotë:

“… në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj.[1]

Testamenti është lidhje e cila e lidh të vdekurin me atë që ka qenë gjatë jetës së tij edhe pas vdekjes.

Ai është i vlefshëm nga i rrituri, fëmija, burri apo gruaja. Testamenti është prej Traditës Profetike të Islamit dhe është i obligueshëm të zbatohet në rast të ekzistimit të të drejtave ndaj të tjerëve.

  • Testamenti nuk është i ligjshëm nëse i lihet një trashëgimtari, me përjashtim të rastit kur pranojnë trashëgimtarët e tjerë, duke u bazuar në thënien e Pejgamberit Muhamed, lavdia dhe paqja qoftë mbi të: “Allahu ia ka dhënë të drejtën çdokujt që e meriton atë, nuk ka testament për trashëgimtarin.” [2]
  • Testamenti është i pëlqyer[3] t’u lihet të afërmve, ngase Pejgamberi, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, e urdhëroi Omer bin Hatabin dhe Ebu Talhan që testamentet t’ua lënë të afërmve dhe të varfërve.
  • Testamenti nuk duhet të tejkalojë 1/3 e pasurisë. Për atë që nuk posedon pasuri pëlqehet që të lërë testament aq sa nuk i dëmton trashëgimtarët e tij, bazuar në fjalën e Pejgamberit Muhamed, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, i cili thotë: “1/3 edhe 1/3 është shumë, të lësh trashëgimtarët e pasur është më mirë sesa ata t’ua shtrijnë duart njerëzve.”[4]
  • Është obligim që të shlyhet borxhi para testamentit. Kumtohet nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Pejgamberi, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, ka shlyer borxhin para testamentit.”[5] Dhe duke u bazuar në hadithin tjetër, ku Pejgamberi Muhamed, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i lidhur për borxhin që ka, derisa t’i shlyhet.”[6]
  • Testamenti mund të jetë edhe në gjëra të tjera përpos pasurisë, të cilat janë të dobishme në dobi të fesë dhe jetës.

 

  • Lënësi i testamentit mund ta ndryshojë testamentin e tij aty ku e sheh të arsyeshme gjatë jetës së tij. Ai gjithashtu mund ta anulojë testamentin e tij ndaj trashëgimtarit kur të dojë.
  • Të shkruarit e testamentit është i ligjshëm, siç transmeton Abdullah bin Omeri, se Pejgamberi Muhamed, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, ka thënë:

ما حق امرئ مسلم له شيء يوصى فيه يبيت ليلتين إلا ووصيته مكتوبة عنده .

Nuk i takon një besimtari që posedon diçka për të lënë testament, që të flejë dy net e të mos ketë të shkruar testamentin e tij.”[7]

  • Sahabët i shkruanin testamentet e tyre.

Forma e testamentit islam

 

Falënderimet  i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin Muhamed.

Këtë testament e lë  për  /__________________________________________________. Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar që meriton me të drejtë të adhurohet pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Dita e Kiametit do të vijë pa dyshim dhe Allahu do t’i ngjallë ata që janë në varreza.
Porosis familjen dhe fëmijët e mi që t’ia kenë frikën Allahut, t’i nënshtrohen Atij dhe Pejgamberit të Tij.
Porosis  me porosinë e Pejgamberëve Ibrahim dhe Jakub:

“Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe por vetëm duke qenë muslimanë!”[8]             

Porosis anëtarët e familjes sime që ta zbatojnë këtë testament. Ti dërgojnë amanetet, tek pronarët e tyre. Të luten për mua, për falje dhe mëshirë.

Porosis fëmijët e mi të vegjël se kujdestari i tyre do të jetë: ___________________. Atij i takon pushteti (juridiksioni) mbi ju. Shpirtbutësia e tij do të jetë në atë që ju bën dobi në fenë dhe jetën tuaj derisa të arrini moshën e pjekurisë.

Porosisë të rriturit që t’ia kenë frikën Zotit në përkujdesje ndaj vëllezërve të tyre të vegjël. Të jenë shpirtbutë ndaj tyre dhe t’i ndihmojnë në atë që është e dobishme për fenë dhe jetën e tyre.

Porosis familjen time që ta falë namazin, të kujdeset për Kuranin duke mësuar leximin, nxënien përmendsh, të medituarit dhe të vepruarit me të dhe ta pasojë Sunetin e Pejgamberit.

Porosis që të mbani lidhjet me të afërmit e tuaj dhe të silleni mirë me fqinjët.

Porosis që të paguani borxhet që u kam të tjerëve, të cilat i kam shkruar në këtë testament.

Testamenti islam

 

1/ Borxhet që u kam të tjerëve, të cilat patjetër duhet të shlyhen, si vijon:

 

Monedha

€ / $

Shuma me shifra  Shuma me fjalë Emri i dhënësit të borxhit Adresa Data e pagimit të borxhit Vërejtje
2/ Borxhet që më kanë të tjerët mua, porosis që t’i merrni, si vijon:

 

Monedha

€ / $

Shuma me shifra Shuma me fjalë Emri i borxhliut Adresa Data e  marrjes së borxhit Vërejtje
3/ Kam lënë testament nga pasuria ime si vijon:

 

Testamenti  Testamentmarrësi Adresa e tij Vërejtje
4/ Nënshkrimi i testamentit:

 

Testamentlënësi Nënshkrimi Dëshmitari i parë Nënshkrimi Dëshmitari i dytë Nënshkrimi

 

Testamenti islam

Shtojcë (që mund t’i nevojitet) testamentlënësit:

——————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————–

 

[1] Nisa, 11.

[2] Shënojnë Buhariu, Muslimi , Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu. Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë.

[3] Thënia është i pëlqyer apo pëlqehet ka për qëllim në Islam.

[4] Shënon Buhariu.

[5] Shënon Tirmidhiu. Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë.

[6] Shënon Tirmidhiu. Shejh Albani thotë se hadithi është i saktë .

[7] Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[8] El Bekare, 132.