Duaja

0
1083

Imam Buhariu shënon nga hadithi i Ebij Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej ti, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu i Madhëruar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur edhe ilaçin e saj.”

Duaja është nga ilaçet më të dobishme, ajo është armiku i sprovave, e shtyn atë, e shëron, e pengon zbritjen e saj dhe e ngre lart. Ajo është arma e besimtarit.

Në hadithin e transmetuar nga Ali ebij Talibi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thuhet: “I Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Duaja është arma e besimtarit, shtylla e fesë, drita e qiejve dhe e tokës.”[1]

Duaja në raport me sprovën ka tri shkallë:

Një: Që duaja të jetë më e fortë dhe ta shtyjë atë.

Dy: Që të jetë më e dobët se sprova, e forcon sprovën, goditet prej saj njeriu, por ka mundësi t’ia pakësojë sprovën, edhe pse është e dobët.

Tre: Të rezistojnë ndaj njëra-tjetrës dhe ta pengojnë njëra-tjetrën.

Në hadithin e Omerit nga i Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem, ai ka thënë:  “Duaja bën dobi për atë që ka zbritur (nga sprovat) dhe që nuk ka zbritur. O robër të Allahut, bëni dua!”[2]

Në hadithin e transmetuar nga Theubani, i Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk e kthen kaderin vetëm se duaja, nuk e shton jetën vetëm se bamirësia. Njeriu do të privohet nga furnizimi për shkak të mëkateve të tij.” [3]

Hakimi në “Mustedrekun” e tij shënon nga hadithi i Sadit, nga i Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: “A doni t’ju lajmëroj për një gjë, që nëse ndokënd prej jush e godet ndonjë telash apo sprovë prej sprovave të dynjasë dhe bën dua, Allahu do t’ia largojë ato atij?” Thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Duaja e Dhij nunit: “La ilahe ila ente subhaneke inij kuntu mine dhalimijn.” (Nuk ka kush që meriton të adhurohet përveç Teje, o Allah, i lartësuar qofsh, unë vetes sime i kam bërë mizori!”)

Nga libri “Elxhevab elkafij”

 

[1] Shënon Hakimi në “Mustedrekun” e tij.

[2] Shënon Hakimi dhe Termidhiu.

[3] Shënon Hakimi dhe Termidhiu.