Kinezët dëshironin të jetonin të sigurt dhe prandaj ndërtuan “murin kinez”. Ata menduan se nuk mund ta kalonte askush për shkak të lartësisë së tij. Por çfarë ndodhi?
Në njëqind vitet e para pas ndërtimit të murit, kinezët u ballafaquan me tri luftëra dhe secilën herë armiqtë nuk patën nevojë ta rrënonin murin apo të ngjiteshin lart sepse ata korruptonin rojet dhe hynin nga dera. Kinezët u preokupuan të ndërtonin murin, por harruan të investonin që të “ndërtonin” rojet.
Ndërtimi i njeriut vjen para çdo ndërtimi dhe për këtë vlerë ka më së shumti nevojë sot shoqëria jonë.
Një orientalist thotë:
Nëse doni të shkatërroni qytetërimin e një populli, ekzistojnë tri mënyra: 1) shembja e familjes, 2) shembja e arsimit dhe 3) rrëzimi i dijetarëve, liderëve.
Mënyra e shkatërrimit të familjes arrihet duke humbur rolin e nënës dhe duke e bërë atë që t’i vijë turp se është shtëpiake.
Mënyra e shkatërrimit të arsimit arrihet duke humbur peshën e arsimtarit në shoqëri, duke e lënë atë pa pozitë dhe pa ndikim, që ta përbuzin nxënësit e tij.
Mënyra e shkatërrimit të dijetarëve dhe liderëve arrihet duke i goditur ata, duke ua dobësuar pozitën dhe duke i bërë që të mos u dëgjohet fjala dhe të mos merren për model.
Nëse hiqet roli i nënës, roli i mësuesit dhe rrëzohet personaliteti i dijetarit dhe i liderit, atëherë kush do t’i edukojë gjeneratat drejt vlerave?
Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu