Kush ishin sahabët?

0
1180

Nëse meditojmë pak për gjendjen e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, do t’i gjejmë në piedestalin më të lartë të adhurimit të Allahut.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Qani, e nëse nuk qani, bëni sikur po qani.”

Kur ngrihej për namaz, qëndronte si dru nga frikërespekti që kishte për Allahun.

Kur i erdhi momenti i vdekjes, i tha bijës së tij, Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj: “Oj bija ime! Unë kam marr nga pasuria e muslimanëve këtë xhybe dhe këtë shërbëtor . Merri dhe dërgoja Omerit.” Dhe tha: “Kisha dëshirë që të isha si kjo pemë e të hahesha.” Katade thotë: “Kam dëgjuar se Ebu Bekri ka thënë: “Kisha pasur dëshirë të jem gjeth e të më hanë kafshët.”

Omer bin Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një ditë lexoi nga surja Tur dhe arriti tek ajeti ..?.. . Qau aq shumë, sa u sëmur.

Kur i erdhi vdekja Omerit, i tha djalit të tij: “Vendose kokën time në tokë, ndoshta Allahu do të më mëshirojë.” Në faqe kishte dy vija të zeza nga të qarët.

Othman bin Afani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur kalonte afër varreve, qante derisa i lagej mjekra. Dhe thoshte: “Sikur unë të ndalem mes xhehenemit dhe xhenetit, nuk e di se nga do të më urdhërojnë. Do të zgjidhja të isha dhe derisa ta dija vendin tim.”

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, më tepër kishte frikë nga dy gjëra: shpresat e gjata dhe pasimi i epsheve. Ai ka thënë: “Shpresat e gjata të shtyjnë ta harrosh ahiretin, ndërsa pasimi i epshit  të pengon nga e vërteta. Sot ka punë dhe jo llogari, kurse nesër ka llogari e jo punë.”

Ibn ebij Melijke thoshte: “Kam takuar tridhjetë nga shokët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, të gjithë frikësoheshin nga dyfaqësia për veten e tyre e askush prej tyre nuk thoshte se unë kam imanin e Xhibrilit apo të Mikailit.”


Nga libri “Xhevab elkafij”

Përshtati: Rashit Zylfiu