Mesazhe të shkurtra të përgatitura nga Hoxhë Rashit Zylfiu

0
1250

Qaja sepse ecja zbathur.
U ndala vetëm atëherë kur pashë një njeri pa këmbë.
Përshtati: Rashit Zylfiu

Jo çdo rënie është fundi,
ngase shiu është në fillim më i bukur.
Përshtati: Rashit Zylfiu

Nëse nuk e di adresën e rrizkut (furnizimit), mos u merakos sepse rrizku e di adresën tënde…
Nëse ti nuk mund të shkosh tek ai,
dije se ai patjetër do të vijë tek ti.
Përshtati: Rashit Zylfiu

Nëse çdo herë të keqen e kthejmë me të keqe,
atëherë kur do të përfundojë e keqja?
Përshtati: Rashit Zylfiu

Përpjekja për më shumë gjithmonë është  mirë , por le të mos orvatemi aq shumë saqë t’I humbim të gjithë ata që I kem të afërt dhe të dashur në zemrat tona.  Ata një ditë ikin nga ne, sepse ne nuk kem kohë për ta  .

Rashit Zylfiu 

Aliu r.a thotë : “Kjo dynja është si gjarpri e but për ta prek dhe aq e rrezikshme si helmi i tij  ”

Përshtati : Rashit Zylfiu

Muaji Rexheb është sikurse era, muaji Shaban është sikurse retë, ndërsa Ramazani është sikurse shiu. Kush nuk ka mbjellë në Rexheb dhe nuk ka ujitur në Shaban, si ka mundësi të korrë në Ramazan?

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu