Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
Subjekti: Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
Burimi : Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam
Vendimi : nr.185(11/19)
Përzgjodhi dhe përshtati :Rashit Zylfiu
Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikut Islam e dal nga Organizata Konferencës Islamike , mbledhur në sesionin e nëntmbdhjetë të saj në Emiratet e Sharikas (Emiratet e Bashkuara Arabe) në datat 1-5 Xhumadel Ula 1430h. 26-30 Prill 2009 e.s pasi morri në shqyrtim studimet e paraqitura pranë Akademisë rreth problematikës që ka të bëjë me mjedisin dh mbrojtjen e tij në këndvështrimin Islam dhe pasi dëgjoi diskutimet që u zhvilluan rreth tij vendosi si më poshtë :
- Hedhja e mbeturinave të dëmshme, në çdo cep të botës, është ndaluar haram. Shtetet prodhues të këtyre mbeturinave janë të detyruar t’i përpunojnë ato në vendet e tyre pa dëmtuar mjedisin. Shtet islam nuk duhet të pranojnë që vendet e tyre të kthehen në vend ku groposen këto mbeturina.
- Të gjitha veprimet dhe aktivitetet të cilat çojnë në dëmin e mjedisit janë të ndaluara (haram), si për shembull ato që prishin ekuilibrin mjedisor, apo shfrytëzojnë burimet natyrore pa kriter duke mos u kujdesur për të ardhmen e tij . Në këtë rast duhet të veprohet sipas rregullit të Sheriatit që thotë se dëmi duhet të zhdëmtohet.
Asambleja gjithashtu sugjeron :
- Të inkurajohet hapja e vakëfëve në shërbim të mbrojtjes së mjedisit , për të gjithë përbërësit e saj: tokësor, ujor dhe hapësinorë.
- Të ngrihet një komision studimor islam për çështjet e mjedisit pranë Akademisë Ndërkombëtare të Fikut Islam , që do të ketë si synim observimin e të gjitha studimeve dhe marrëveshjeve që merren me problematikën e mjedisit.
- Të bashkëpunohet me komunitetin ndërkombëtar me gjitha format që mbrojnë mjedisin dh ndalojnë ndotjen e tij, m kusht që ky bashkëpunim të mos bjerë ndesh me dispozitat e Sheriatit islam apo të bart dëme për vendet islame .
- Të inkurajohen shtetet islame të aktivizojnë organizatat mjedisore të krijuara nga Organizata e Konferencës Islamike , si dhe të bashkëpunohet me organizatat mjedisore të Këshillit të Bashkëpunimit Arab dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit.
- Të shtohet dhe nxitet me çdo mjet të mundshëm prodhimi i produkteve “ miq të mjedisit”.
- Të nxiten shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që në vazhdimësi të nxjerrin ligje dhe rregulla që mbrojnë mjedisin dhe ndalojnë ndotjen e tij. Është e nevojshme që këto ligje të shoqërohen me masa ndëshkimore për të gjithë ata që i shkaktojnë dëme mjedisit si dhe të shtohet forca mbikëqyrëse e instuticioneve që mbajnë mjedisin, për të parandaluar të gjitha aktivitet dhe veprimet të cilat dëmtojnë elementët e mjedisit; ujin, ajrin dhe dheun .
- T’u kërkohet institucioneve që merren me çështje fetar në shtetet islame, që të informojnë imamët dhe predikuesit islam m të dhëna që kanë të bëjnë me mjedisin , si dhe përhapin studime që merren me këtë çështje si dhe mjetet e mbrojtjes së mjedisit .
- Të përhapet kultura e përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit dhe rrezikut që kanoset nga dëmi i saj, me të gjitha mjetet që përmbushin këtë synim :
- Të ketë transmetim të rregullt të informacionit që flet për rrezikun mjedisor, në mjetet e informimit publik.
- Të ketë edukim të vazhdueshëm për këtë çështje si brenda shtëpisë ashtu edhe në programet arsimoren të gjitha nivelet e saj.
- T’i kushtohet rëndësi Fikut mjedisor në studimet e Fikut Islam nëpër fakultet e Sheriatit dhe studimeve islame .
Allahu e din më së miri