Tregohet se imam Ahmedit i kishte ardhur lajmi se njëri nga nxënësit e tij falej tërë natën duke lexuar tërë Kur’anin.
Imam Ahmedi deshi ta mësonte se si të meditonte gjatë leximit të Kur’anit. Një ditë i tha: “Kam marrë vesh se ti po veproni kështu dhe kështu në namazin e natës…”
Djaloshi i tha: “Po, o imam.”
Imam Ahmedi i tha: “Shko sot dhe llogarit se je duke e lexuar Kur’anin para meje. Pastaj eja nesër dhe më trego.”
Të nesërmen djaloshi erdhi dhe i tha: “Nuk lexova dot më shumë se dhjetë xhuza.”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe llogarit se je duke e lexuar Kur’anin para Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.”
Djaloshi shkoi dhe të nesërmen erdhi dhe i tregoi se nuk kishte lexuar të plotë as xhuzin Amme.
Imam Ahmedi i tha: “Shko sot dhe llogarit se je duke e lexuar Kur’anin para Allahut të Madhërishëm.”
Djaloshi u habit dhe shkoi.
Të nesërmen, kur erdhi djaloshi, imam Ahmedi e pyeti: “Çfarë bëre mbrëmë o djalosh?”
Djaloshi duke qarë iu përgjigj: “Pasha Allahun, nuk pata mundësi të lexoja më shumë sesa suren Fatiha tërë natën.”
Allahu i Madhërishëm thotë në hadithin kudsij: “Adhuroje Allahun si të jesh duke e parë, edhe pse ti nuk e sheh, Ai (Allahu) të sheh ty.” [1]
Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu
[1] Pjesë nga hadithi i Xhibrilit.