Çfarë mund të bëjmë për një minutë

0
964
  1. Për një minutë mund ta lexojmë suren Fatiha 5 herë, duke fituar më shumë se 7000 shpërblime.
  1. Për një minutë mund ta lexojmë suren Fatiha 5 herë, duke fituar më shumë se 7000 shpërblime.
  2. Për një minutë kemi mundësi ta lexojmë suren Ihlas 15 herë, e cila është e barabartë me leximin 5 herë të Kur’anit.
  3. Për një minutë mund të themi:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir. (1, 10 ose 100 herë) nuk thuhet dot 100 here ne minute!

S`ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një dhe të Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send.[1]

  1. Për një minutë mund të themi 100 herë:

وَبِحَمْدِهِ َ اللَّه سُبْحَان.

SubhanAllahi ve bihamdihi.

I pastër qoftë Allahu nga çdo e metë dhe Atij i takon i tërë falënderimi[2].
Kush e thotë këtë gjatë ditës, do t’i falen mëkatet edhe nëse i ka sa shkuma e detit.

  1. Për një minutë mund të themi më shumë se 40 herë disa fjalë që janë thesar nga thesaret e xhenetit:

ٌلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ

La havle ve la kuvete il-la bil-lah.

S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut.

6. Për një minutë mund të bëjmë istigfar, të kërkojmë falje, më shumë se 100 herë, që është shkak për falje dhe hyrje në xhenet.
7. Për një minutë kemi mundësi të dërgojmë më shumë se 20 herë salavate mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që Allahu të dërgojë mbi ne salavate 200 herë:

اللَّهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلَى نَبَيِّنَا مُحَمَّد

Allahumme sal-li ve sel-lim ala nebijjina Muhammed.[3]

O Zot, dërgo përshëndetjet dhe lëvdatat tona mbi Pejgamberin tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

  1. Për një minutë kemi mundësi të themi 50 herë

” سبحان الله وبحمده سبحان الله العظيم
Subhanallahi ue bihamdihi, Subhanallahil adhim, që është e lehtë për gjuhën, e rëndë në peshore dhe e dashur për Krijuesin.

9. Për një minutë kemi mundësi të themi 50 herë ” لا إله إلا الله ” “La ilahe il-lallah” edhe ketu, që është fjala më madhështore.
10. Për një minutë kemi mundësi t’i ngremë duart nga qielli dhe t’i lutemi Allahut.

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu

 [1] Shënojnë Ebu Davudi (4/319), Ibën Maxheh dhe Ahmedi (4/60), etj.

 [2] Shënon Muslimi (4/2071).

[3] Shënon Taberaniu, me dy senede, njëri prej tyre është i mirë (Mexhmeaz-zevaid 10/120 dhe Sahihut-tergib vet-terhib 1/273).