“Klithmat” e Mustafa Nano për 1 milion klikime!

0
1748

Të qash është njerëzore pse jo edhe burrërore e më shumë kur loti ka një motiv që buron nga shpirti. Lotët lejojnë të shprehim dhimbjen psikike në një formë fizike. Lotët në të vërtetë e fillojnë shërimin. Kështu ka deklarua,  Profesor Roger Baker i Universitetit të Miçiganit 

Të gjithë ata të cilët kanë mision human në jetën e tyre e përjetojnë lotin si një ngushëllim në momentet kur ata janë të paaftë për t’i ndihmuar të tjerëve, kur shohin dhimbjet para syve e në të njëjtin kohë nuk gjejnë forcë për t’i larguar ato.

Sot misionin human më të madhe në trevat tona po e mbajnë dy figura fetare, hoxhallarë të cilët çdo ditë na sjellin emocione e lot. Ata janë shndërruar vërtetet në ikona të humanizmit. Aty ku është Visi dhe hoxha Halil është edhe shpresa e njerëzve që dikush ja mbyti këtë shpresë.

Por, jo të gjithë kanë lot për të solidarizuar me ne. Nuk e di pse, ndoshta njerëzorja e tyre ka humbur, nuk ndien dhimbje apo edhe në zemrat e tyre nuk ka humanizëm.

Nuk ka rëndësi kalojmë tutje!

Më shumë na habit fakti kur këta ‘pirat të rrjeteve sociale’, gjuajnë pa mëshirë mbi këta figura jo me lot  por me gjuhë urrejtje e përqeshje si ajo ‘klithma’ e Mustafa Nanos në monologun kushtuar Elvis Naçi në një emision të ashtuquajtur ‘provakacija’ nuk e di në cilën gjuhë është por vetëm shqip jo.

E gjithë kjo ‘ klithmë’ për 1 milion klikime sepse sikur të kalkulohen emisionet e tij nuk e arrijnë dot këtë shifër.

Për fund, ai icili nuk ndien dhembje nuk meriton të quhet me emra njerëzor!

Rashit Zylfiu