Këshilla 7: NE KEMI NEVOJË PËR ALLAHUN
Allahu ﷻ thotë në Kur’an:
﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّـهِ﴾
“O njerëz, ju jeni të varfër tek Allahu.” [Fatir: 15]
Ndoshta njëra nga praktikat e adhurimeve të braktisura, veçanërisht në kohë fatkeqësish e sprovash, është shfaqja e nënshtrimit, e përuljes, e varfërisë për Allahun e Lartmadhërishëm, e qetësisë dhe e përthyerjes. Robi i Zotit është çdoherë i nënshtruar, i varfër te Zoti në çdo situatë, në begati dhe fatkeqësi, në të mirë dhe të keq, në lehtësi dhe vështirësi. Këto fatkeqësi i shpalosin këto kuptime dhe manifestojnë provimin e vërtetësisë së imanit dhe bindjes së njeriut.
Le të meditojmë për pasqyrimin e varfërisë para madhërisë së Allahut që pati Profeti Zekerija dhe për ndjenjën e dobësisë brenda vetes dhe shfaqjen e saj për Zotin, kur ai u lut që Zoti t’i dhuronte një fëmijë të mirë. Zoti ﷻ na tregoi me gjuhën e Profetit Zekerija :
﴿قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُن بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا﴾
“Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar.” [Merjem: 4]
Ibën Rexhepi ka thënë: “Nuk lejohet të nënshtrohesh dhe të ndihesh i varfër përveçse përballë madhërisë së Allahut. Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe ky është realiteti i adhurimit.”
Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU
Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime