UDHËRRËFYES I RËNDËSISHËM KUR ZBRESIN SËMUNDJET. Këshilla dhe mësime lidhur me virusin corona

0
1951

UDHËRRËFYES I RËNDËSISHËM KUR ZBRESIN SËMUNDJET 

  1. Besimi në kader, e mira dhe e keqja, është shtyllë e imanit dhe sekret i Allahut në krijesat e Tij. Besimtari duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, por të përmbahet dhe të mos hidhërohet e të mos ankohet. Çdo gjë që e godet njeriun, si sëmundje, katastrofa e fatkeqësi, është me caktimin e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ۗ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّـهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّـهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe vetëm sipas caktimit të Allahut, e kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; Allahu është i gjithëdijshëm për çdo send.” [Tegabun: 11]

Hasen el Basriu ka thënë: “Allahu ka krijuar krijesat, ka ndarë exhelet (afatizuar), ka ndarë rizikun (furnizimin), por edhe sprova dhe shërimi të gjitha janë me kader (caktim).

  1. Domosdoshmëria e besimit të plotë dhe bindja e thellë se Allahu është Ai që e lejon të mirën dhe të keqen që të ndodhin, Ai jep dhe ndalon, është Shëruesi dhe Ruajtësi. Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ وَإِن يَمْسَسْكَ اللَّـهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ

“Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij.” [Enam: 17]

 

Allahu thotë për fjalët e Ibrahimit

﴿ وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ

“Dhe kur të sëmurem, A më shëron.” [Shuara: 80]

  1. Kthimi te Zoti, mbështetja tek Allahu në të gjitha sferat e jetës. Nuk duhet të mbështetemi te vetja dhe forca jonë, por duhet të dimë se s’ka lëvizje e as forcë përveçse me dëshirën e Allahut. Çfarë do Ai, bëhet dhe çfarë nuk do, nuk realizohet. Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ وَعَلَى اللَّـهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُتَوَكِّلُونَ

“Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë i mbështeten.” [Ibrahim: 12]

 

  1. Dijetarët, thirrësit, nxënësit e dijes, të mençurit duhet të ngrenë moralin e njerëzve, të komunikojnë me optimizëm për kohën e krizës. Le t’i qetësojnë njerëzit, t’ua lehtësojnë e mos t’i frikësojnë dhe asnjëherë të mos e përshkruajnë gjendjen si të trishtueshme për të mbjellë frikë dhe panik. Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لَا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّـهَ مَعَنَا ﴾

“Kur ishin në shpellë, ai (Muhamedi) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u brengos, vërtet Allahu është me ne!” [Teube: 40]

Në rrëfimin e Musait, paqja qoftë mbi të, në Kur’an thuhet: 

 ﴿ لَا تَخَفْ ۖ نَجَوْتَ مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

“Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” [Kasas: 25]

Pejgamberi Muhamed ka thënë: “Më pëlqen optimizmi i mirë, e ajo është “fjala e mirë”.”

 

  1. Bindja dhe imani se sëmundja nuk shpërndahet me ndikimin e saj, por me urdhrin e Allahut dhe forcën e Tij duke pasur parasysh edhe shkaqet materiale mjekësore e preventive nga largimi i shkaqeve të sëmundjeve, vendeve të infektuara dhe marrja në konsideratë e të gjitha këtyre udhëzimeve.
  2. Kujdesi nga informatat e rreme dhe bartja e lajmeve pa i konfirmuar dhe verifikuar, sidomos ato që përhapin frikë dhe panik në popull. Njerëzit duhet të largohen nga deklaratat apo analizat e joprofesionistëve, pasi informatat merren vetëm nga burimet zyrtare. 

Allahu i Madhëruar tregon për cilësitë e hipokritëve:

 ﴿ وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِّنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ ۖ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَىٰ أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنبِطُونَهُ مِنْهُمْ

“Kur t’u vijë atyre ndonjë lajm i rëndësishëm që i përket sigurisë ose frikës, ata e përhapin atë, por në qoftë se ata këtë lajm ia përcjellin Pejgamberit dhe parisë (bashkëpunëtorëve të afërm të tij) do të kuptonin prej tyre vetëm atë, që dëshirojnë ta marrin vesh.” [Nisa: 83]

 

  1. Lidhja për Allahun dhe forcimi i lidhjes me Të. Le të shpejtojmë në përgjigjen e zbatimit të urdhrave, të shpeshtojmë istigfarin, pendimin, të largohemi nga mëkatet, gabimet dhe mendimi i mirë për Allahun. Nuk zbret fatkeqësia veçse për shkak të mëkatit dhe nuk largohet veçse me pendim. 

Allahu i Madhëruar thotë: 

﴿ ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴾ 

“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” [Rum: 41]

  1. Sëmundjet infektive janë një lloj dënimi nga Zoti, që Zoti e dërgon për të ndëshkuar jobesimtarët dhe mëkatarët, ndërsa për besatarët është shpëtim, mëshirë dhe ngritje në shkallë për t’u shlyer mëkatet e njerëzve. Kur Aishja e pyeti të Dërguarin e Allahut për murtajën, ai tha: “Ajo është dënim Allahu, e dërgon ku të dojë dhe Allahu e ka bërë mëshirë për besimtarët. Nuk ndodh që të vijë murtaja në një vend e njeriu të izolohet aty duke shpresuar në shpërblimin e durimit, e di që nuk ndodh diçka vetëm atë që ka shkruar Allahu, veçse e ka shpërblimin e njëjtë me të dëshmorit.” (Transmeton Buhariu)

 

  1. Rrezikshmëria e monopolit, ngritjes së çmimeve dhe loja me artikujt thelbësorë të nevojave ditore që kanë njerëzit në kohë krizash. Ky veprim llogaritet haram si fitim i paligjshëm, mashtrim dhe është shenjë e cilësive të ulëta njerëzore, sjellje jo korrekte dhe njerëz me iman të dobët e të ligë. Pejgamberi Muhamed ka thënë: “ Vetëm një gabimtar bënë monopol.” Gabimtari këtu ka për qëllim, mëkatari.
  2. Muslimani duhet të marrë mësim nga sëmundjet, fatkeqësitë, sprovat dhe katastrofat duke bërë përpjekjet për t’i larguar ato fillimisht me shkaqe sheriatike e më e rëndësishmja është distancimi nga veprat e liga, të ndyra si imoraliteti dhe nga padrejtësia.

Shënon Ibën Maxhe në Sunenin e tij dhe e ka saktësuar Albani se Pejgamberi ka thënë: “O ju muhaxhirë, me pesë gjëra nëse provoheni, kërkoj mbrojtjen nga Allahu që mos t’i mbërrini ato. Nuk ka mundësi që imoraliteti të shfaqet tek një popull haptazi përveçse tek ata do të shfaqet murtaja (sëmundje ngjitëse) dhe sëmundje të tjera, të cilat nuk kanë qenë të njohura tek paraardhësit e tyre.”

Ibën Abdul Beri shënon nga Ibën Abasi të ketë thënë: “Nuk shfaqet imoraliteti në një popull, vetëm se do të shfaqen vdekjet e shumta.”

  1. Përgjigjja dhe respektimi i udhëzimeve ose vendimeve të institucioneve përkatëse të sigurisë, shëndetësisë, administratës shtetërore e të tjera. Marrja e përgjegjësisë në nivelin më të lartë duke i dhënë përparësi interesit kolektiv përballë atij individual e të ngushtë. Bashkëpunimi i kërkuar me të gjitha institucionet që do të ndihmojë për t’u kthyer jeta në normalitet dhe tejkalimi i krizës.

Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ﴾

“Ndihmoni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi!” [Maide: 2]

Zot, ruaji vendet e myslimanëve nga sëmundjet ngjitëse!

Na furnizo me siguri, iman, qetësi, stabilitet! Shëroji të sëmurit muslimanë, shëroji të sprovuarit tanë dhe largo nga ne çdo sëmundje të keqe!

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime