Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #18: NGA PUNA NDALEMI VETËM KUR TË HYJMË NË XHENET

0
818

Këshilla 18: NGA PUNA NDALEMI VETËM KUR TË HYJMË NË XHENET

 

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا ﴾

“ …dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër…” [Kehf: 104]

Njeriu në këtë botë jeton mes së mirës dhe së keqes, mes begative dhe fatkeqësive, mes shëndetit dhe sëmundjes… Ajo që ia lehtëson besimtarit fatkeqësitë e dhembjet dhe ia pakëson mërzinë dhe sëmundjet është bindja se në xhenet nuk ka pakënaqësi, të vogla apo të mëdha. Xheneti është vendi i përjetësisë, i paqes, i begative të përjetshme që nuk përfundojnë. Në të ka lumturi, gëzim, dashuri.   

Ajo që më së shumti ua prish begatitë njerëzve në këtë dynja është vdekja dhe mërzia, të cilat nuk gjenden në xhenet. Allahu thotë për kënaqësitë e banorëve të xhenetit:

﴿ خَالِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا

“Aty do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër.” [Kehf: 104]

Përjetësimi në xhenet i shpëton, vdekja nuk ka mundësi t’ua prishë kënaqësinë në të, nuk i kaplon mërzia e as që kanë nevojë për ndonjë ndryshim sepse nuk shohin kënaqësi më të madhe se ajo që kanë.  

Mutraf bin Sheuhejri ka thënë: “Me të vërtetë vdekja njerëzve ua prish kënaqësitë e kësaj bote. Kërkoni kënaqësi që nuk njeh vdekje.”


Prej këshillave që na jep kjo sprovë (virusi Corona) është që i mençuri të durojë për të arritur rehati të përjetshme që nuk përfundon, të jetë aktiv që nefsi i tij të përmallohet për botën tjetër, xhenetin. 

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime