Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #3: ALLAHU ËSHTË KRIJUESI

0
849

Këshilla 3: ALLAHU ËSHTË KRIJUESI

 

Allahu thotë në Kur’an:

﴿اللَّـهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ﴾

Allahu është krijues i çdo sendi.” [Zumer: 62]

Pavarësisht nga pritjet, analizat dhe shkaktarët pas përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm, që shihet vetëm me mikroskopë precizë, larg thirrjeve dhe pasojave katastrofike negative ekonomike dhe të tjera, ky virus mbetet krijesë prej krijesave të Zotit, që i sprovon robërit e Tij për të dalë në shesh dobësia, paaftësia dhe injoranca njerëzore përballë përsosmërisë së forcës, dijes dhe fuqisë së Zotit. Ai është Allahu i Madhërishëm, që këtë krijesë të dobët e vuri përballë një krijese më të fortë se ajo, që është njeriu. 

Allahu është i plotfuqishëm për t’i prishur shkaqet dhe për të gjetur krijesë pa shkak që i përngjan Isait, të birit të Merjemes, që lindi pa baba. Zoti ynë është i plotfuqishëm që t’i neutralizojë rezultatet me gjithë ekzistimin e shkaqeve, si mrekulli që nuk flet, ashtu si Zekerija edhe pse gjuha e tij ishte e shëndoshë, por nuk pati mundësi të fliste. 

A e kemi ndier madhështinë e Allahut, se Ai është krijuesi i çdo gjëje, krijuesi i shkaqeve, i shkaktarëve, i rezultateve dhe i të gjitha veprave?! 

Allahu thotë në Kur’an:

﴿اللَّـهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ﴾

Allahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!” [Ra’d: 16]

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime