Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #2: MERRNI MËSIM

0
766

Këshilla 2: MERRNI MËSIM

Allahu thotë në Kur’an:

﴿ فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ ﴾

“…pra, merrni përvojë, o ju të zotët e mendjes.” [Hashr: 2]

Nuk ka gjë më të turpshme dhe më zhgënjyese në momentet kur zbresin belatë dhe sprovat sesa që njerëzit të preokupohen me përhapjen e lajmeve dhe të ndjekin zhvillimet e reja pa u ndalur që të marrim mësime nga këto ndodhi për të tashmen dhe të nesërmen. 

Disa prej belave dhe sprovave janë falje gabimesh, pasi njeriu ka nevojë për besim, bindje, durim dhe stabilitet, ose mund të jenë përkujtim i kërkuar për t’u kthjelluar nga pakujdesia dhe plogështia. Disa prej tyre mund të jenë edhe dënim, i cili patjetër kërkon prej nesh që të pendohemi, të kthehemi te Zoti, të shtojmë adhurimet dhe veprat e mira. 

Dijetari Ibën Bazi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Prej shenjave të zemrës së ngurtë dhe të vulosur nga të këqijat (Zoti na ruajt nga kjo gjendje!) janë kur njerëzit dëgjojnë argumente dridhëse dhe këshilla të karakterit kritikues e qortues, prej të cilave do të frikësoheshin edhe kodrat, sikur të logjikonin, e më pas vazhdojnë me tirani dhe mëkate duke qenë të luhatur në rrugën e Zotit, të përkushtuar pas pasioneve dhe epsheve pa qenë të vetëdijshëm për dënimin ose kërcënimin e mundshëm që i pret.”

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime