Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #6 : ZOTI YT ËSHTË I BUTË

0
800

Këshilla 6 : ZOTI YT ËSHTË I BUTË

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿اللَّـهُ لَطِيفٌ بِعِبَادِهِ

“Allahu është shumë bamirës për robërit e Vet.” [Shura: 19]

Kur vijnë fatkeqësitë, të cilat përcillen me kriza, manifestohet butësia e Allahut mbi besimtarët dhe mbikëqyrja e Tij ndaj tyre, duke i ruajtur nga çdo e keqe dhe duke ua larguar atë me të cilën përballen të tjerët. Ai i pajis me durim dhe kënaqësi ndaj sprovave. E, sikur të mos ishte butësia e Zotit, që reflekton si emër dhe cilësi, zemrat do të mbusheshin me vetmi, panik e frikë!

Duke komentuar ajetin në vijim:

﴿إِنَّ رَبِّي لَطِيفٌ لِّمَا يَشَاءُ

“Zoti im me mjeshtri e butësi realizon dëshirën e Vet për çka do.” [Jusuf: 100]

Sa’di ka thënë: “Butësia e Zotit, bamirësia e Tij, shfaqet në një kohë kur njeriu nuk e pret.”

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime