Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #5: T’I KTHEHEMI VETES

0
727

Këshilla 5: T’I KTHEHEMI VETES

Allahu thotë në Kur’an:

﴿فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ﴾

“…ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija)…” [Shura: 30]

Vetëpëlqimi më i madh që shfaq njeriu është kur ndihet i sigurt se nuk e kaplon dënimi i Zotit, kur beson se është imun ndaj fatkeqësive dhe sëmundjeve. Gjëja e fundit për të cilën mendon ai është ekzistenca e lidhjes së fortë midis fatkeqësive dhe sëmundjeve. 

Në fakt, kjo është nga gjërat e ditura në Kur’an, të cilën Allahu e ka konfirmuar në shumë ajete, si në ajetin ku u drejtohet njerëzve më të mirë pas Profetëve, shokëve të Pejgamberit Muhamed ﷺ:

﴿أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّىٰ هَـٰذَا ۖ قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ ۗ إِنَّ اللَّـهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ﴾

E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedër), thatë: “Prej nga kjo?” thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” S’ka dyshim se Allahu është i plotfuqishëm për çdo send.” 

[Al Imran: 165]

Sadij përkitazi me kuptimin e këtij ajeti ka thënë: “E kur grindeni mes jush dhe mëkatoni, pasi ju mundësuam të shihnit atë që donit (fitoren), kthejuni vetes suaj ta qortoni. Kini kujdes nga shkaqet e liga!”

Ibën el Xhevzij në lidhje me këtë çështje shkruan: “Fatkeqësia më e madhe është vetëkënaqësia e qenies njerëzore dhe bindja ndaj njohurive të veta. Kjo është një sprovë që ka goditur shumë njerëz.”

Ibën Abasi, kushëriri i Pejgamberit Muhamed ﷺ, lutej me këto fjalë: “O Zot, asnjë fatkeqësi nuk ka zbritur nga qielli përveçse për shkak të mëkatit dhe asgjë nuk e largon fatkeqësinë përveçse pendimi!”

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime