Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #9: ÇDO GJË E KA NJË FUND

0
805

Këshilla 9: ÇDO GJË E KA NJË FUND

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ

“…e çdo gjë, madje, është e caktuar.” [En’amë: 42]

Prej ligjeve të Zotit te krijesat e Tij është se çdo gjë ka fillim dhe fund. Nuk ka dyshim se edhe kjo pandemi do të zhduket, do të kalojë. Kjo mbjell qetësi, rehati dhe gëzim në zemrat e besimtarëve. Ky është përgëzimi i përfundimit të mirë për besimtarët dhe fitore kundër kësaj fatkeqësie, me lejen e Allahut. 

Allahu  ﷻthotë:  

﴿لِّكُلِّ نَبَإٍ مُّسْتَقَرٌّ

“çdo lajm e ka kohën e vet, të caktuar.” [El-En’amë: 67]

Sa’di  në tefsirin e tij thotë: “Pra, kohën kur do të ekzistojë lajmi dhe ajo kohë për të as nuk shtohet e as pakësohet.”

Ky është një realitet i ngulitur, që Kur’ani e konfirmon në disa vende, si në ajetin:

﴿لِكُلِّ أَجَلٍ كِتَابٌ

“Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.” [Ra’d: 38]

Në tefsirin Fet’h el Bejan, 7/68, në komentimin e ajetit thuhet: “Për çdo gjë Allahu ka shkruar afat të caktuar, kohë të ditur. Qëllimi me fjalën “afat i caktuar” është koha e ekzistimit, sepse çdo gjë e gjallë ka kohën e vet të caktuar kur do të jetojë e ekzistojë, as nuk i shtohet ky afat, as nuk i pakësohet”. 

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime