Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #10: DURIMI I MIRË

0
736

Këshilla 10: DURIMI I MIRË


Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿فَصَبْرٌ جَمِيلٌ

“Durim i mirë (pa ankesë).” [Jusuf: 18]

Gjëja më madhështore që e ndihmon njeriun për t’i tejkaluar sprovat dhe fatkeqësitë është pajisja me durim dhe forcë vullneti, sepse ky është morali i të mëdhenjve. Ekzistojnë faktorë psikikë që e shtyjnë njeriun drejt frikës, të cilët kanë fuqi varësisht nga fuqia e të sprovuarit, dhe faktorë shpirtërorë që e shtyjnë njeriun drejt durimit dhe të qenët i kënaqur me caktimin e Zotit. Kur njeriu kërkon ndihmë nga Zoti për durim, me të vërtetë faktorët shpirtërorë do të triumfojnë, që ai të pajiset me durim të bukur. 

Durimi i mirë është ai durim apo sabër që nuk shoqërohet me indinjatë ndaj caktimeve të Zotit, as me kundërshtim ndaj vendimeve hyjnore, as me shkëputje nga adhurimi i Allahut, as me ankesë te dikush tjetër pos Zotit, as me zemërim, as me pikëllim, as me lodhje kur vijnë fatkeqësitë. Allahu thotë duke këshilluar krijesën më të mirë, Pejgamberin Muhamed :

﴿فَاصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا

“Ti, pra, duro me një durim  të mirë (pa ankesë).” [Mearixh: 5]

Kurse për Pejgamberin Jakub, paqja qoftë mbi të, pasi e kishin kapluar sprovat, Allahu ﷻ na tregon në Kur’an se ai u shpreh:

﴿فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ وَاللَّـهُ الْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ

“Halli im është durim i mirë (pa ankesë). Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju.” [Jusuf: 18]

 

Allahu ju mëshiroftë, dijeni se ai që e ka humbur këtë shans, ka humbur shumëfish më tepër edhe mirësitë që përcjellin durimin, si kënaqësia, gëzimi dhe shpërblimi. Le të meditojmë për atë që thotë Ibën Haxheri: “Durimi përballë sprovave të dynjasë trashëgon xhenetin”.

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime