Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #11: OPTIMIZMI ËSHTË BESIM

0
855

Këshilla 11: OPTIMIZMI ËSHTË BESIM

 

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ وَلَا تَيْأَسُوا مِن رَّوْحِ اللَّـهِ

“E mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut.” [Jusuf: 87]

Obligohemi në kohë fatkeqësish që krahas durimit mos të humbim shpresën dhe angazhimin me vetveten, sepse kjo lind zellin dhe na jep bindje ndaj Zotit. Duhet ta njohim rëndësinë e optimizmit, të largimit nga pikëllimi, dëshpërimi dhe pesimizmi, e kjo të jetë e vazhdueshme sepse një vështirësi nuk i mund dy lehtësime. Allahu ﷻ thotë:   

﴿ فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا ﴿٥ إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا

“E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” [Sherh: 5-6]

Le të meditojmë se si Jakubi ﷺ, ka bashkuar durimin e mirë pa ankesa me shpresën dhe optimizmin në një kohë të vështirë duke filluar të bashkëveprojë me logjikë për gjendjen dhe jo problemin dhe duke vepruar shkaqet e mundshme. Kur’ani na e përshkruan këtë realitet:  

﴿ وَقَالَ يَا بَنِيَّ لَا تَدْخُلُوا مِن بَابٍ وَاحِدٍ وَادْخُلُوا مِنْ أَبْوَابٍ مُّتَفَرِّقَةٍ

“Por ai (Jakubi) tha: “O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme.” [Jusuf: 67]

Megjithatë i këshilloi dhe i ktheu bijtë e vet te parimi madhor, që është  besimi në kader, mbështetja te Zoti dhe kthimi tek Ai. 

Allahu  ﷻthotë në Kur’an:

﴿ وَمَا أُغْنِي عَنكُم مِّنَ اللَّـهِ مِن شَيْءٍ ۖ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّـهِ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَعَلَيْهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُتَوَكِّلُونَ

“Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që besuan.” [Jusuf: 67]

Me vazhdimin e fatkeqësisë Jakubi ﷺ mbeti optimist, jetoi me shpresë dhe tha:  

﴿يَا بَنِيَّ اذْهَبُوا فَتَحَسَّسُوا مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَيْأَسُوا مِن رَّوْحِ اللَّـهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِن رَّوْحِ اللَّـهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ

“(Jakubi u tha të bijve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun.” [Jusuf: 87]

Pejgamberi ynë, Muhamedi ﷺ, ua mësonte shokëve të tij këto kuptime madhore dhe i mbillte në shpirtrat e tyre. Siç shënojnë Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari Muhamed ka thënë:Nuk ka sëmundje ngjitëse dhe as nuk ka ‘zog ham’ (që paralajmëron të keqen). Më pëlqen optimizmi.” I thanë: “Çfarë është optimizmi?” Tha: “Fjala e mirë.”  

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime