Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #19: KI FRIKË ZOTIN

0
2095

Këshilla 19: KI FRIKË ZOTIN

 

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِين ﴾

“Frikësohuni mua, nëse jeni besimtarë!” [Al Imran: 175]

 

Nuk ka dyshim se Covid-19 është prej fakteve kozmologjike me të cilat Allahu i frikëson robërit e Vet për t’i këshilluar dhe marrë mësim që të ngjallin “ubudijen e frikërespektit” në raport me Allahun dhe faktet e Tij në këtë kozmos.

Allahu ﷻ thotë:

﴿ وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلَّا تَخْوِيفًا﴾

“Ne dërgojmë fakte vetëm për t’i frikësuar njerëzit.” (Isra: 59)

Katade në tefsirin e Ibën Kethirit, vëllimi V, faqe 91, thotë: “Allahu i frikëson njerëzit me atë që do nga faktet (argumentet) e Tij, ndoshta që të marrin mësim, të përkujtojnë e të kthehen (në rrugën e Zotit)”.

Ngjallja e “ubudijes së frikërespektit” nga argumentet e Allahut është nga udhëzimet profetike. Enesi në “Sahih Buhari” ka thënë: “Kur era e fortë godiste, kjo vërehej në fytyrën e Pejgamberit Muhamed .” 

Kjo frikë e kaplonte të Dërguarin e Zotit, edhe pse atij i ishin falur mëkatet! E, si është gjendja me ne që jemi neglizhues?! Më e çuditshme është gjendja e disa muslimanëve, të cilët me gjithë përhapjen e këtij virusi janë të preokupuar me anekdota, tallje, shaka, qeshje e lojëra. Hutohen nga blerja dhe grumbullimi i ushqimeve duke qenë neglizhues, injorojnë urtësitë hyjnore në sprovat dhe fatkeqësitë me të cilat Zoti i sprovon robërit e Tij.

Ka shumë rëndësi realizimi i “ubudijes së frikërespektit” nga argumentet dhe frikërespekti nga Zoti i tokës dhe i qiejve. Pejgamberi Muhamed shpesh lutej me këtë lutje: “Zoti ynë, na jep, na begato me frikë aq sa frika të na pengojë nga mëkatet!” 

E lusim Zotin që butësia e Tij t’i kaplojë robërit e Tij, që të largojë prej nesh çdo brengë e telash dhe ta largojë këtë virus! Amin!  

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime