Çelësi i xhenetit

0
1891

Imam Buhariu ka përmendur në librin e tij autentik nga Uehb bin Munebih, se i është thënë atij: “ A nuk është çelësi i xhenetit “La ilahe il-lallah?” Ka thënë: “Gjithsesi, por çdo çelës ka edhe dhëmbët e vet. Nëse e ke çelësin me dhëmbë, e hap derën, përndryshe nuk mundesh.”

Kumtohet nga Muadh bin Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “A dëshiron të të orientoj nga një derë prej dyerve të xhenetit?” Thashë: “Gjithsesi.” Tha: “La haule ue la kuvete ilah bilah.”[1]

Allahu i Madhëruar i ka bërë çdo gjëje çelësin e vet.

Çelësi i namazit është abdesti.

Çelësi i haxhit është ihrami.

Çelësi i bamirësisë është sadakaja.

Çelësi i xhenetit është teuhidi.

Çelësi i diturisë është të shtruarit e pyetjes në formën e duhur dhe dëgjimi.

Çelësi i fitores është durimi.

Çelësi i shtimit të dhuntive është falënderimi.

Çelësi i shpëtimit është devotshmëria.

Çelësi i pranimit është duaja.

Çelësi i krenarisë është nënshtrimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Çelësi i çdo të mire është inkurajimi drejt Allahut dhe botës tjetër.

Çelësi i çdo të keqeje është dashuria për dynjanë dhe shpresat e gjata.

 

Nga libri “Hadij-leruah”
Përshtati: Rashit Zylfiu

[1] Shënon imam Ahmedi.