Pse e meritojnë shtatë grupe njerëzish hijen e Arshit të Allahut

0
1162

 

Shtatë grupe njerëzish të përmendur në hadithin e saktë e kanë merituar hijen e Arshit të Allahut për shkak të durimit dhe vështirësive me të cilat janë ballafaquar.

  1. Prijësi i drejtë duroi gjatë pushtetit të tij kënaqësinë dhe hidhërimin që ndjeu.
  2. Djaloshit i cili u rrit në ibadet për Allahun duroi në adhurimin e tij dhe u ballafaqua me epshin.
  3. Njeriu që e kishte zemrën të lidhur me xhaminë duroi në shkuarjen e shpeshtë në të.
  4. Njeriu që kishte dhënë sadaka duroi në vazhdimin e asaj vepre, saqë edhe dora e majtë nuk e dinte se çfarë jepte e djathta.
  5. Njeriu të cilin e kishte joshur ajo femër e bukur dhe me post, duroi dhe e refuzoi ftesën për hir të Allahut.
  6. Dy njerëzit që duheshin për hir të Allahut duruan sprovat kur ishin bashkë ose të ndarë.
  7. Njeriu që qante prej devotshmërisë ndaj Allahut duroi dhe e mbajti të fshehtë atë para të tjerëve.

Kjo është arsyeja që mëkatet të cilat janë shkak i gjuhës dhe i organeve llogariten ndër llojet më të vështira të durimit; mëkatet e gjuhës, si p.sh. mbartja e fjalëve, gënjeshtra, dyfaqësia, ose mëkatet e gjymtyrëve , si zinaja. Për këtë arsye, tregohet se një njeri ishte vetmuar me një grua të huaj dhe kur deshi të bëjë amoralitet me të, i tha: “Mbuloje fytyrën, se shikimi i fytyrës së gruas së huaj është haram.”

 

Nga libri “Udet es’abirin”
Përshtati: Rashit Zylfiu