2. Aborti i fetuesit të deformuar fizikisht

0
1243
  1. Aborti i fetuesit të deformuar fizikisht

Subjekti: Aborti i ftuesit të deformuar fizikisht

Burimi : Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam në Meke

Vendimi : Dokumenti: 224.. Data: 15 Rexhp, 1410h / 10Shkurt 1990

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu

Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam në Mekë në seancën 12 të mbajtur në Mekë në periudhën prej të shtunës 15 rexheb 1410h ose 10 shkurt 1990, deri të shtunën 22 rexheb 1410h ose 17 shkurt 1990.

Ka shqyrtuar këtë temë dhe pas diskutimeve e shkëmbimit të pikëpamjeve në Asamble nga Komisioni i Bordit Ekzekutiv dhe në prani të mjekëve specialistë, të cilët ishin të pranishëm për këtë qëllim me shumicë vendosi si vijon:

–  Nëse shtatzënia ka arritur në njëqind e njëzet ditë nuk është e lejueshme të bëhet aborti edhe nëse diagnoza mjekësore tregon se fetusi është fizikisht i deformuar, përveç rastit kur përcaktohet nga një komision mjekësor prej mjekësh profesionistë të besueshëm, se vazhdimi i shtatzënisë e rrezikon jetën e nënës; atëherë lejohet aborti i fetusit, pa marrë parasysh a është fizikisht i deformuar apo jo,  për të shpëtuar nga e keqja më e madhe, e që është rreziku i jetës së nënës .

– Para kalimit të njëqind e njëzet ditëve të shtatzënisë, nëse ajo provohet dhe vërtetohet nga një raport i një komisioni mjekësor me mjekë specialistë të besueshëm, dhe në bazë të testeve teknike dhe pajisjeve laboratorike, që fetusi ka deformime serioze, që nuk ka mjekim dhe nëse ai mbetet dhe lind në kohën e duhur jeta e tij do të jete e keqe, dhe e dhimbshme për atë dhe familjen e tij, atëherë është e lejueshme që të abortohet fetusi duke u bazuar në kërkesën e prindërve.

Këshilli vendosi për këtë dhe i këshillon mjekët dhe prindërit, që të kenë përkushtim ndaj Allahut dhe t’i verifikojnë këto çështje.

Allahu është zotëruesi i sukseseve.