Rashit Rexhep Zylfiu u lind më 22.09.1979 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Shkollën e mesme, Medresenë“Alaud-din”, e kreu po në Gjilan, me gjeneratën e parë, në vitet 1994-1998. Studioi më pas në Universitetin Islam Imam bin Saud në Riad, Arabi Saudite, në Fakultetin e Sheriatit. Ka studiuar në Kolegjin AAB, programi master, Komunikim Masiv.
Rashit Zylfiu njihet si aktivist në fushën kulturore dhe humanitare.
Librat e shkruar dhe të përkthyer:
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve ka disa libra, si:
- “Ajka e kuptimeve kur’anore, komenti i 10 kaptinave të fundit”, botuar në vitin 2015.
- “10 Sfidat e jetës”, botuar në vitin 2016.
- ‘’ Kandili i Ramazanit’’, botuar në vitin 2017.
- “Ta mësojmë Islamin”, botuar në vitin 2010.
- “Mburoja e fëmijës musliman”, botuar në vitin 2013.
Ka përkthyer librat:
- “Fetva bashkëkohore mjekësore në çështjen e Ramazanit’’, botuar në vitin 2008.
- “Pozita e Sunetit në Islam”, botuar në vitin 2012 .
- “Përmendja e Allahut gjatë ditës”, botuar në vitin 2013.
- “Një ditë me të dashurin tënd”, botuar në vitin 2017.
Është autor i dokumentareve: “Ditën kur të njoha ty”, “Oda e Anamoravës”, “Pse Islami?”.
Nga viti 2012 shërben si imam në Xhaminë “Kodra e Dëshmorëve”, Gjilan. Jeton në Gjilan dhe është baba i katër fëmijëve.