A dëshiron të jesh afër Allahut Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Më së afërmi robi është tek Allahu i Madhëruar kur është në sexhde, shpeshtoni duan.” (Muslimi)[1]
A dëshiron shpërblimin e haxhit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Umre-ja në Ramazan llogaritet haxh, ose haxh me mua (me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem) .” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron të kesh shtëpi në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allah i Madhëruar do t’ia ndërtojë një të njëjtë në xhenet.” (Muslimi)
A dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Me të vërtet Allah i Madhëruar është i kënaqur ndaj robit të Tij nëse ai (robi) hanë ushqim dhe e falënderon Allahun për atë dhe nëse pinë pije e falënderon Allahun për atë.” (Muslimi)
A dëshiron që të pranohet duaja?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Duaja pranohet, mes ezanit dhe ikametit.” (Ebu Davud)
A dëshiron shpërblimin e agjërimit të një viti ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Agjërimi në tre ditë të çdo muaji është sikurse të agjërosh tërë vitin.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron të mira (me vlerë) si kodrat?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush prezanton në xhenaze derisa t’i falet namazi ka shpërblimin e një kirati, e kush prezanton derisa të varroset ka shpërblimin e dy kiratëve.” I thanë : “Çfarë janë Kiratat o Dërguari i Allahut: Tha : “Si dy kodra të mëdha.”(Mutefekun alejhi)
A dëshiron ta shoqërosh Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë me kujdestarin e bonjakut (jetimit) jam në xhenet kështu: bëri shenjë me dy gishtërinjtë, me treguesin dhe të mesmin.” (Buhariu)
A dëshiron që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem të të garantojë xhenetin?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush më garanton mua atë në mes buzëve(gjuhën) dhe atë në mes të këmbëve (organin), i garantoj atij xhenetin.”(Mutefekun alejhi)
A dëshiron që mos të ndërprehen shpërblimet pas vdekjes?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kur vdes njeriu i ndërpriten veprat e tij përveç tre çështjeve: lëmosha (sadaka) vazhduese, dituria prej së cilës përfitohet ose fëmija i devotshëm që bën dua për të.”(Muslimi)
A dëshiron thesar prej thesareve të xhennetit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “La haule ue La kuvete ila bila.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron shpërblimin e namazit të natës?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat sikur të jetë falë gjysmën e natës, dhe kush e fal namazin e sabahut me xhemat sikur të jetë falë tërë natën.” (Muslimi)[2]
A dëshiron të lexosh një të tretën e Kur’anit për një minutë?
Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kaptina ( Ihlas ) llogaritet një e treta e Kur’anit .” (Muslimi)
A dëshiron që të rëndohet peshoja e veprave të mira ?
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Dy fjalë të dashura janë për Mëshiruesin (Allahun), të lehta për gjuhën (të shqiptohen), të rënda në peshore: Subhana-llah ue bihamdihi subhana-llahu eladhim.” (Buhariu)
A dëshiron që të shtohet risku dhe të zgjatet jeta jote?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush donë që ti shtohet risku dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet me farefisin e vetë.” (Buhariu)
A dëshiron që Allahu i Madhëruar ta dëshirojë takimin tënd?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e dëshiron takimin e Allahut , Allah Madhëruar e dëshiron takimin e tij.” (Buhari)
A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut .” (Muslimi)
A dëshiron që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush thotë në ditë njëqind herë Subhanallahi ue bihamdihi, i pastrohen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi)
A dëshiron që të largohesh larg zjarrit për shtatëdhjetë vite?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhëruar, Allah e largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vite.” (Buhari)
A dëshiron që Allahu i Madhëruar të dërgojë salavat mbi ty?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Kush më dërgon mua një selam , Allahu i Madhëruar ia dërgon atij dhjetë selame.” (Muslimi)
A dëshiron që Allahu i Mdhëruar t’iu ngritë lart ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Nuk ka kush që rri modest ndaj Allahut të𡞱 Madhëruar e që mos ta ngrit Allahu atë lart .” (Muslimi)
Përgatiti: Ijdë Elanezij
Përktheu: Rashid Zylfiu
(Buhariu) -Transmeton Buhariu.
(Mutefekun alejhi)-Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
( Ebu Davudi) -Transmeton Ebu Davudi.
(sal-lAllah alejhi ue sel-lem)- Salavatet (paqja dhe bekimi i Allahut) qofshin mbi Pejgamberin.