Thirrje të shumta për xhenet

0
1097

A dëshiron të jesh afër Allahut Madhëruar ? 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “ Më së afërmi robi është tek Allahu i Madhëruar kur është në sexhde, shpeshtoni duan.  (Muslimi)[1]

 A dëshiron shpërblimin e haxhit?

Pejgamberi,  sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Umre-ja në Ramazan llogaritet haxh, ose haxh me mua (me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem) .”  (Mutefekun alejhi)

 A dëshiron  të  kesh shtëpi në xhenet?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e ndërton një xhami për hir  të Allahut, Allah i Madhëruar  do t’ia ndërtojë një të njëjtë në xhenet.”  (Muslimi)

 A dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar ?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Me të vërtet Allah i Madhëruar është i kënaqur ndaj robit të Tij nëse ai (robi) hanë ushqim dhe e falënderon Allahun për atë dhe nëse pinë pije e falënderon Allahun për atë.”  (Muslimi) 

 A dëshiron që të pranohet duaja?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Duaja pranohet, mes ezanit dhe ikametit.”        (Ebu Davud)

 A dëshiron shpërblimin e agjërimit të një viti ?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Agjërimi në tre ditë të çdo muaji është sikurse të agjërosh tërë vitin.”  (Mutefekun alejhi)

  A dëshiron të mira (me vlerë) si kodrat?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush prezanton në xhenaze derisa t’i falet namazi ka shpërblimin e një kirati, e kush prezanton derisa të varroset ka shpërblimin e dy kiratëve.”  I thanë : “Çfarë janë Kiratat o Dërguari  i Allahut: Tha : “Si dy kodra  të mëdha.”(Mutefekun alejhi)

 

 

 

 

 A dëshiron ta shoqërosh Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem në xhenet?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë me kujdestarin e bonjakut (jetimit) jam në xhenet kështu: bëri shenjë me dy gishtërinjtë, me treguesin dhe të mesmin.” (Buhariu)

 A dëshiron që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem të të garantojë xhenetin?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush më garanton mua atë në mes buzëve(gjuhën) dhe atë në mes të këmbëve (organin), i garantoj atij xhenetin.”(Mutefekun alejhi)  

 A dëshiron që mos të ndërprehen shpërblimet pas vdekjes?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kur vdes njeriu i ndërpriten veprat e tij përveç tre çështjeve: lëmosha (sadaka) vazhduese, dituria prej së cilës përfitohet ose fëmija i devotshëm që bën dua për të.”(Muslimi)

A dëshiron thesar prej thesareve të xhennetit?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “La haule ue La kuvete ila bila.” (Mutefekun alejhi)

 A dëshiron shpërblimin e namazit të natës?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat sikur të jetë falë gjysmën e natës, dhe  kush e fal namazin e sabahut me xhemat sikur të jetë falë tërë natën.”  (Muslimi)[2]

  A dëshiron të lexosh një të tretën e Kur’anit për një minutë?   

Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kaptina ( Ihlas ) llogaritet një e treta e Kur’anit .”  (Muslimi)

 A dëshiron që të rëndohet peshoja e veprave të mira ?

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë  : “ Dy fjalë të dashura janë për Mëshiruesin (Allahun), të lehta për gjuhën (të shqiptohen), të rënda në peshore: Subhana-llah ue bihamdihi subhana-llahu eladhim.” (Buhariu)

 

 

 

 

   A dëshiron që të shtohet risku dhe të zgjatet jeta jote?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem  ka thënë: “Kush donë që ti shtohet risku  dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet me farefisin e vetë.”  (Buhariu)

 A dëshiron që Allahu i Madhëruar  ta dëshirojë takimin tënd?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem  ka thënë: “Kush e dëshiron  takimin e Allahut , Allah Madhëruar e dëshiron takimin e tij.” (Buhari)

 A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut  të Madhëruar ?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut .” (Muslimi)

 A dëshiron  që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta ?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem  ka thënë : “Kush thotë në ditë njëqind herë Subhanallahi ue bihamdihi, i pastrohen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi)

 A dëshiron që të largohesh larg zjarrit për shtatëdhjetë vite?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush e agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhëruar,  Allah e largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vite.” (Buhari)

 A dëshiron që Allahu i Madhëruar  të dërgojë salavat mbi ty?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë :  “ Kush më dërgon mua një selam , Allahu i Madhëruar ia dërgon atij dhjetë selame.” (Muslimi)

 A dëshiron që Allahu i Mdhëruar t’iu ngritë lart ?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem  ka thënë : “ Nuk ka kush që rri modest ndaj Allahut të𡞱 Madhëruar e që mos ta ngrit Allahu atë lart .” (Muslimi)

Përgatiti: Ijdë Elanezij

Përktheu: Rashid Zylfiu

 

 

 

(Muslimi)-Transmeton Muslimi.

(Buhariu) -Transmeton Buhariu.

(Mutefekun alejhi)-Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

( Ebu Davudi) -Transmeton Ebu Davudi.

(sal-lAllah alejhi ue sel-lem)- Salavatet (paqja dhe bekimi i Allahut) qofshin mbi Pejgamberin.