Falënderimi i takon Krijuesit të botëve, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi vulën e Pejgamberëve, Pejgamberin tonë Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të ndershëm.
Me të vërtetë muaji i Ramazanit është një muaj me vlera të mëdha. Këtë muaj Allahu i Lartësuar e ka veçuar nga të gjithë muajt me vlera, cilësi dhe specifika që nuk gjenden te muajt e tjerë.
Në mesin e specifikave dhe vlerave të këtij muaji janë:
- Zbritja e Kuranit në këtë muaj.
Allahu i Madhëruar thotë: ”Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” (Suretu el Bekare: 185)
Zbritja e Kuranit në këtë muaj aludon për vlerën dhe vendin e tij të lartë, ngase Kurani është fjala e Allahut, libri më me vlerë që ka zbritur Allahu i Lartësuar dhe për zbritjen e tij ka zgjedhur muajin më me vlerë.
Imam Ibën Kethiri ka thënë: “E lavdëron Allahu i Lartësuar muajin e agjërimit nga të gjithë muajt e tjerë ngase e ka zgjedhur nga mesi i tyre për të zbritur Kuranin Fisnik.”
Dijetari Salih bin Fevzan ka thënë: “Në këtë ajet të ndritur, Allahu ka përmendur për uajin Ramazan dy specifika të mëdha. Specifika e parë është zbritja e Kuranit në këtë muaj si dhëzues për njerëzimin, që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë dhe që ta dallojnë të ërtetën prej së kotës me anë të këtij libri fisnik, i cili është i dobishëm për njerëzimin, është shpëtim dhe lumturi në dynja e ahiret. Specifika e dytë është se e bëri obligim agjërimin ër umetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem me fjalën urdhëruese të Tij: ”E kush e ërjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” (Suretu el Bekare: 185)
- Obligimi i agjërimit në Ramazan.
Edhe kjo është një prej veçorive të këtij muaji. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush e ërjeton prej jush këtë muaj, le ta agjërojë.” (Suretu el Bekare:185)
Mënyra urdhërore në këtë ajet kuranor (le ta agjërojë) aludon për obligimin (farzin) e gjërimit të Ramazanit, që është shtyllë prej shtyllave të Islamit, ibadet prej ibadeteve që Allahu i Lartësuar e ka bërë obligim për robërit e Tij.
Obligimi i tij është saktësuar me Kuran, Sunet dhe ixhma (konsensus):
- për çdo musliman,
- të mençur (që ka aftësi mendore të shëndoshë),
- moshërritur,
- vendas (jo udhëtar), që është në gjendje për agjërim, i lirë prej pengesave,
- mashkull apo femër.
Kush e mohon (kundërshton) obligimin e agjërimit të muajit Ramazan është murted (i dalë nga feja) dhe prej tij kërkohet që të pendohet dhe të besojë në obligueshmërinë e gjërimit të këtij muaji.
Të qenët e Ramazanit shtyllë prej shtyllave të Islamit aludon për vlerën dhe rëndësinë e tij, ër arsye se shtylla është bazë e ndërtimit të një gjëje dhe gjithashtu është krahasuar me htyllat kryesore, siç janë: dëshmia, namazi, zekati, haxhi. Në fjalën e Pejgamberit salallahu lejhi ue selem thuhet: ”Është ndërtuar Islami në pesë shtylla: dëshmia se nuk meriton skush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi.” (Buhariu, Muslimi)
- Në të hapen dyert e xhenetit.
- Në të mbyllen dyert e xhehenemit.
- Në të lidhen shejtanët me pranga.
Këtë që u përmend e sqaron hadithi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, të cilin e ransmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të. “Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen (pengohen) shejtanët.” (Buhariu, Muslimi)
Ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: ”Hapen dyert e mëshirës, mbyllen dyert e hehenemit dhe lidhen shejtanët.”
- Në të është Nata e Kadrit, që është më e mirë se një mijë muaj.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një ijë muaj!
Me lejen e Zotit të tyre (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.”
Muxhahidi ka thënë: “Veprat, agjërimi, namazi i natës në të është më i mirë se një mijë muaj). Ibadeti në këtë natë është më i vlefshëm se 83 vite e 4 muaj.”
Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep atij që do, Ai është i Zoti i dhuntisë së përsosur.
Muxhahdi gjithashtu ka thënë: “Ka qenë një njeri nga beni israilët, i cili falte namaz natën deri në agim, pastaj luftonte kundër armikut deri në mbrëmje. Kishte vepruar kështu një mijë muaj. U la përshtypje muslimanëve vepra e tij dhe pastaj e zbriti Allahu këtë ajet.
Nga Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se kishte hyrë muaji i Ramazanit dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte thënë: “Me të vërtetë ky muaj ju ka ardhur, në të është një natë më e mirë se një mijë muaj…”
- Arritja e faljes së mëkateve për atë që ka agjëruar me besim të plotë duke shpresuar shpërblim nga Allahu i Madhëruar.
- Arritja e faljes së mëkateve për atë që është falur me besim të plotë duke shpresuar shpërblim nga Allahu i Madhëruar.
- Arritja e faljes së mëkateve për atë që falet Natën e Kadrit me besim të plotë duke shpresuar shpërblim nga Allahu i Lartësuar.
Këto veçori të lartpërmendura i argumenton hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”Kush ngrihet për t’u falur Natën e Kadrit me besim të plotë duke shpresuar shpërblim tek Allahu aze ue xhel, i falen mëkatet e mëparshme. Kush e agjëron Ramazanin me besim të plotë duke shpresuar shpërblim tek Allahu aze ue xhel, i falen mëkatet e mëparshme.”
- Shpëtimi nga ndëshkimi i zjarrit të xhehenemit në këtë muaj.
Nga Ebu Umamja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”Allahu i Lartësuar për çdo iftar shpëton nga zjarri.”
- Për çdo musliman në çdo ditë të Ramazanit ka lutje të pranueshme.
Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: ”Allahu shpëton nga dënimi i zjarrit në çdo ditë dhe natë të Ramazanit. Me të vërtetë për çdo musliman në çdo ditë dhe natë ka lutje të pranueshme.”
Dijetari Salih el Fevzan ka thënë: “Prej dobive të agjërimit është se duaja e agjëruesit është e pranueshme. Ka ardhur nga Ibn Maxhja dhe Hakimi nga Ibn Omeri, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”Me të vërtetë për agjëruesin, kur të bëjë iftar, duaja e tij nuk kthehet mbrapa (i pranohet).”
Për këtë arsye ka thënë Allahu i Lartësuar gjatë ajeteve të agjërimit: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” (Suretu el Bekare: 186)
I dashur vëlla, shpeshtoji lutjet e tua!
Autor: Rashit Zylfiu
Burimi: rashitzylfiu.com