Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #4: TI JE ROB I ALLAHUT

0
826

Këshilla 4: TI JE ROB I ALLAHUT

 

Allahu thotë në Kur’an: 

﴿لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ﴾

“…ashtu që të përulen…” [En’amë: 42]

A e kemi treguar bindjen, varfërinë, dobësinë, nevojën dhe përuljen tonë për hir të Zotit si në këto momente? Prej mësimeve madhore dhe urtësive të mrekullueshme në raste sprovash është realizimi i robërisë, nevojës dhe përuljes në të drejtën e të madhit Zot, ashtu si na e tregon në Kur’an:

﴿فَلَوْلَا إِذْ جَاءَهُم بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَـٰكِن قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 

E pse të mos përuleshin kur u erdhi atyre dënimi Ynë? Por zemrat e tyre ishin ngurosur, por edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin.” [En’amë: 42]

Komentuesi i njohur i Kur’anit, Ibën Kethiri, për ajetin në fjalë thotë: “Ky ajet ka kuptimin: Atëherë kur ata sprovohen, i përulen Zotit dhe kërkojnë strehim tek Ai. Pjesa: “…por zemrat e tyre ishin ngurosur…” do të thotë që as nuk janë zbutur e as nuk janë frikësuar. Kurse pjesa: “…por edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin”, nënkupton shirkun dhe mëkatet.” 

Ibën Kajimi lidhur me këtë çështje ka thënë:  “Allahu nuk e sprovon njeriun që ta shkatërrojë, por e sprovon që t’i testojë durimin dhe dëgjueshmërinë e tij. Ubudije, siç quhet në gjuhën fetare dëgjueshmëria ndaj Zotit, është tre llojesh: në vështirësi, në gjëra që njeriu i urren dhe në gjëra të tjera që ai i do. Shumica e njerëzve reflektojnë në ubudije (të qenët rob i Zotit) në atë që njeriu e do, por çështja qëndron si reflekton ai (njeriu) ndaj asaj që e urren. Thjesht këtu është testi.” 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime