Këshilla 9: ÇDO GJË E KA NJË FUND
Allahu ﷻ thotë në Kur’an:
﴿وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ﴾
“…e çdo gjë, madje, është e caktuar.” [En’amë: 42]
Prej ligjeve të Zotit te krijesat e Tij është se çdo gjë ka fillim dhe fund. Nuk ka dyshim se edhe kjo pandemi do të zhduket, do të kalojë. Kjo mbjell qetësi, rehati dhe gëzim në zemrat e besimtarëve. Ky është përgëzimi i përfundimit të mirë për besimtarët dhe fitore kundër kësaj fatkeqësie, me lejen e Allahut.
Allahu ﷻthotë:
﴿لِّكُلِّ نَبَإٍ مُّسْتَقَرٌّ﴾
“çdo lajm e ka kohën e vet, të caktuar.” [El-En’amë: 67]
Sa’di në tefsirin e tij thotë: “Pra, kohën kur do të ekzistojë lajmi dhe ajo kohë për të as nuk shtohet e as pakësohet.”
Ky është një realitet i ngulitur, që Kur’ani e konfirmon në disa vende, si në ajetin:
﴿لِكُلِّ أَجَلٍ كِتَابٌ﴾
“Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.” [Ra’d: 38]
Në tefsirin Fet’h el Bejan, 7/68, në komentimin e ajetit thuhet: “Për çdo gjë Allahu ka shkruar afat të caktuar, kohë të ditur. Qëllimi me fjalën “afat i caktuar” është koha e ekzistimit, sepse çdo gjë e gjallë ka kohën e vet të caktuar kur do të jetojë e ekzistojë, as nuk i shtohet ky afat, as nuk i pakësohet”.
Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU
Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime