Muzika, zëri i shejtanit

0
1574

“Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6)

O musliman, oj muslimane! Ajetet kuranore dhe hadithet profetike aludojnë për qortimin e muzikës dhe të instrumenteve muzikore, duke tërhequr vërejtjen për to. Allahu subhanehu ue teala ka shpjeguar se përdorimi i tyre është nga shkaqet e humbjes dhe marrje e ajeteve (argumenteve kuranore) për tallje. Thotë Allahu subhanehu ue teala:

( وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا أُولَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ )

“Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6)

Shumica e dijetarëve, prej tyre Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kanë komentuar se fjalët tregime boshe (lehvel hadithe) kanë për qëllim muzikën dhe instrumentet muzikore dhe çdo zë që ndalon nga e vërteta. Muzika është sprovë për zemrën, e cila e shpie njeriun drejt së keqes dhe e largon nga e mira. Allahu i ka qortuar tregimet boshe dhe është dhënë premtimi se ai i cili merret me to, do të ndëshkohet me dënime të vështira. Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem:

“ليكُننَّ من أمتي أقوامٌ يستحلون الحِر و الحَرير و الخمر و المعازف …” ( رواه البخاري)

“Do të ketë nga umeti im grup njerëzish që do ta lejojnë amoralitetin (zinanë), mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.” Shënuar nga Buhariu.

Elmeazif, muzika, që është përmendur në hadith është muzika dhe instrumentet muzikore. Hadithi aludon për ndalimin e tyre, për qortimin e përdorimit të tyre ose për t’i lejuar ato, sikurse ka qortuar atë që e lejon alkoolin dhe amoralitetin. Është gjë e ditur se nëse njeriu dëgjon muzikë dhe anon nga ajo, i pakësohet logjika, i pakësohet turpi, i largohet morali, i ikën personaliteti, i dobësohet imani, i bëhet Kurani i rëndë (për ta dëgjuar), gëzohet me të shejtani dhe ia zbukuron atij gjërat e fëlliqura dhe mëkatet.
A ke menduar o rob i Allahut? A ke menduar oj robëreshë e Allahut për vdekjen? Vdekja është realiteti në të cilën nuk bën dobi mashtrimi për ta penguar atë, as dëshpërimi s’bën dobi kur vjen ajo. Largoje nga vetja lëvozhgën e të pakujdesshmëve, se ti do të qëndrosh para Allahut, i Cili di për shikimin me cep të syve dhe për atë që fshihet në zemra.

” يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ ”

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaji.” (El Hakka, 18)

Kini kujdes nga muzika sepse ajo e dobëson fenë, logjikën e turpin dhe shkatërron moralin, pengon për ta përmendur Allahun, pengon nga namazi dhe pronarin e saj e pret dënimi nga Allahu aze ve xhel.
Është pyetur Kasim bin Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, për muzikën dhe është përgjigjur: “Kur Allahu do ta veçojë në Ditën e Gjykimit të vërtetën dhe të kotën, në cilën anë do të jetë muzika?” Tha pyetësi: “Nga e kota.” Tha Kasim bin Muhamedi, Allahu e mëshiroftë:

” الضَّلَال فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا ُ ”

“… Pas së vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (lajthitje)…” (Junus, 32)


Rashit Zylfiu