Si ta zbusësh zemrën tënde? Shejh Salih Megamisi

0
1046

Si ta zbusësh zemrën tënde ?

Mos lejo që zemra jote të zbutet me diçka më shumë se sa me Kur’an . Vallahi! Nëse dëgjon me mijra ligjërata nuk krahasohen me një ajet nga libri i Allahut .

Allahu i madhëruar Thotë :

 “ Ata që e mohuan Kur’anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).

 Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.

Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë. “[1]

Besimtarit nuk i bën dobi diçka më shume se sa kënaqësia e Allahut . Kënaqësia e Allahut nuk arrihet me diç pos me dashurin ndaj fjalëve të Allahut .

Ajo që është më madhështore që Allahu i ka cilësuar robërit e tij me tri cilësi. Lusim  Allahu që t’na begatoj me to :

“..të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij 1)

  • Frikësohen zemrat e tyre .
  • Rrëqethja e lëkurave .
  • Rrjedhin lotët e tyre .

 

Allahu i madhërishëm Thotë :

 “ . Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin. “[2]

Gjërat vijnë me përpjekje. Ajo më e mira që njeriu e mëson vetën është që të zgjohet natën dhe të lexon ajetet nga libri i Allahut ku Allahu ka Lavdëruar Veten dhe Madhëruar .

Nuk ka diç më madhore dhe më efekte se ajo që Allahu e Madhëruar Vetën e Tij dhe na ka njoftuar rreth Madhërisë së Tij.

Pasiqë :

-Nuk ka kush që është më i madh se Allahu

-Dhe nuk ka fjalë më madhore dhe më të ëmbël se fjala e Allahut

–  Dhe askush nuk është më i ditur se Ai për vetën e Tij .

Këto janë disa rregulla që duhet t’i mësosh .

Kur të qëndrosh para Allahut në Namazin e natës fillo t’i lexosh këto ajete ku Allahu lavdëron Vetën e Tij dhe pastaj përsëriti disa herë derisa zemra jote të zbutet dhe sytë e tu të lotojnë dhe kështu gradualisht me kalimin e kohës do të gjesh që zemra e jote nuk do të qetësohet me asgjë pos me përmendjen e Allahut .

Allahu i Madhëruar Thotë :

“ 45. A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.

  1. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.
  2. E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.”[3]

 

Këto janë gjëra konkrete që t’i i sheh para se të flesh e nëse i lidhë me Krijuesin tendë do të rritet bindja ndaj Tij .

“ 48. Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.

  1. Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
  2. Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.[4]

Allahu i Madhëruar thotë në fund të sures Hashër

“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!

Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!

. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”[5]

Ku janë poetët, shkrimtarët , oratorët që me gjuhën e tyre dhe lapsat e tyre munohen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut .

Ky është ushqimi i vërtet  zemrave të besimtarëve që zmra e tij nuk ngopet kurë dhe nuk ha tjetër mos këtij ushqimi .

[1] Fusilet  41-43 .

[2] Merjem , 58

[3] Furkan, 45-47 .

[4] Furkan, 48-50 .

[5] Hashër, 22-24

 

Përktheu Rashit Zylfiu