Në thellësi të kuptimit të sprovës – Shejh Salih Megamisi

0
964

Në thellësi të kuptimit të sprovës

Me këtë mesazh i drejtohem çdo njeriu të sprovuar me të gjitha llojet e sprovave që është goditë . Sprovën nuk ka kush që e largon nga ti pos Allahut . Kur në zemrën tënde zë vend se sprovën nuk e largojnë pos Allahut , dije se sprova është larguar prej jush .

Po që se exheli të ka ardhur dhe të arrin vdekja para se të largohet kjo sprovë dije se Allahu nuk ta humb mundin e durimit përballa sproves tënde dhe këtë do ta gjeshë në botën tjetër .

Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: “Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij”? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin – Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)”? Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës”! Ai (All-llahu) Tha: “Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: “U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send”![1]

 

Dija jote se “ All-llahu ka mundësi për çdo send”  është ajo cfarë të ka sprovu Allahu .

Kur në zemrën tënde zë vend “All-llahu ka mundësi për çdo send “ dhe shprehet me gjuhën tënde të jesh i bindur se nuk kan mbet pak caste derisa të largohet sprova jote .

[1] Bekare, 259

 

Përktheu Rashit Zylfiu