7. SFIDA E PËRBALLJES ME MËKATIN

0
1009

“Ai di për shikimin me cep të syve, edhe për atë që e fshehin në zemra.”(Gafir: 19)

Ka njerëz që kur dëgjojnë se dikush ka bërë një vepër të ligë, edhe ata ëndërrojnë dhe përmallohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Sa herë që dëgjojnë për drogën, përmallohen që një ditë ta provojnë duke harruar pasojat e saj.

Sa ndodh që dëgjojnë se dikush është bërë pasanik, përmallohen duke harruar se ajo pasuri është nga harami.

Bota njerëzore është e ndërtuar nga epshi, por për dallim nga shtazorja posedon logjikën, e cila e ndihmon për ta frenuar nga rrugët e këqija.

Ti ose do të përzgjedhësh të vraposh pas epshit e të përmallohesh për mëkatin që ai kërkon të shijojë ose do të përzgjedhësh rrugën e Zotit, e cila të ndihmon të mos jesh rob i epshit por rob i Zotit.

Njeriu është krijesë që gabon, por jo edhe aq sa t’i hapë dyert e mëkatit që sa herë që çel dita dhe mbyllet nata ai të hyjë në ato dyer të mallkuara që ia shkatërrojnë jetën dhe ahiretin.

Islami sjell alternativën më të mirë në mënyrë që të mos hapet dera e përmallimit për mëkatin duke na këshilluar që çdoherë të rrimë larg gjërave të liga duke mos u bërë pjesë e tyre me qëllim që ta shpëtojmë veten.

Allahu na porosit që ta ulim shikimin.

Allahu na këshillon që të mos rrimë afër alkoolit e bixhozit sepse ato janë vende ku djalli mbjell urrejtje, përçarje dhe i jepet mundësi njeriut për t’u përmalluar për ato vende.

Allahu të ka përzgjedhur që të jesh rob i Zotit, ndaj mos lejo që këtë lidhje ta prishë përmallimi yt për mëkatin.

  • Çfarë është sfida e përballjes me mëkatin?

Përmallimi për mëkatin është një ndër sfidat më të vështira në jetën e njeriut. Ai është një moment kur njeriu gjendet mes përballjes për të shkuar në drejtim të ndonjë mëkati.

Ai është momenti kur ti ke dëgjuar se filani e ka bërë një gjë të tillë dhe përmallohesh që edhe ti ta bësh të njëjtën gjë apo është pjesë e përvojës tënde të shëmtuar, je larguar për një kohë dhe tani je në mes asaj se a ta provosh përsëri apo jo.

  • Pse ekziston kjo sfidë në jetën tonë?

Kjo sfidë e mëson njeriun se si duhet të ecë në drejtim të kundërt të mëkatit.

Ajo ia përcakton njeriut se kë përzgjedh: Zotin apo epshin.

Allahu i Lartmadhërishëm thotë:

“Gjithçka ka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra më të mira.” (Kahf: 7)

Allahu dëshiron të na sprovojë se kush përmallohet për mëkatin dhe vrapon pas tij dhe kush përmallohet për mëkatin dhe e ndalon veten e kërkon rrugët e hallallit.

  • Dëmet dhe pasojat në jetën tonë:

 

  • Rrugë drejt humnerës:
    “Edhe atij që e ka tepruar. E ka zgjedhur dhe këtë botë më shumë e ka dashur. Pa dyshim xhehenemi do të jetë strehimore.”

(Naziat: 37-39)

  • Rrugë e djallit të mallkuar
  • E çon njeriun buzë humnerës.
  • Ekziston rreziku i përfundimit të keq në jetë.
  • E shtyn njeriun të mos jetë vetvetja.
  • Shkakton çrregullime shpirtërore dhe psikike në jetë.

 

  • Dobitë në jetën tonë:
  • Del në shesh brendësia jonë.
  • Matesh se a përzgjedhim Allahun apo epshin.
  • Përkufizimi i mëkatit tek dijetarët është: “Shpërblehet ai që e lë dhe dënohet ai që e vepron. Në momentin që përmallohesh për mëkatin dhe e lë atë, ti do të shpërblehesh.”

Nuk ka dyshim se kjo sfidë është e rëndë në jetën tonë, por më e rëndësishmja është të dimë se si fillon kjo sfidë.

Hapi i parë është mendimi, përmallimi, ecja drejt mëkatit, veprimi, shndërrimi në adet, zakon.

  • Kujto Pejgamberin e Allahut kur u përball me këtë sfidë se çfarë tha,si ishte mënyra e tejkalimit të kësaj sfide.

Allahu tregon e thotë:
“ E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “Allahu më ruajt, ai zotëria im.”(Jusuf: 23)

 

Allahu thotë gjithashtu:

Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).” (Al’imran: 135)

Kujto dënimin e Allahut!

“Dënimi më i vogël në xhehenem është kur njeriu do të ecë mbi zjarr dhe trutë do t’i vlojnë.”[1]

Ajeti kur’anor thotë:

“Ata të cilët nuk i luten tjetër Zoti përveç Allahut dhe që nuk mbysin atë që e ka ndaluar Allahu, vetëm në rast se e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë amoralitet, se kush e bën këtë ballafaqohet me mëkate i shumëfishohet dënimi në Ditën e Kiametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar.”(Furkan:28-29)

 

Lutja përmbyllëse

Zoti im, na ruaj nga mëkatet që sjellin hidhërimin Tënd. Pastrona nga gabimet dhe mëkatet. Falna ne, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët!

 

[1] Shënon Buhariu (8/115), nr. 6561. Muslimi (1/196), nr. 213.

Autor: Rashit Zylfiu

Burimi: Libri “10 Sfidat e jetës”