Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #1: Zoti yt është i Plotfuqishëm

0
696

Allahu thotë në Kur’an:

﴿وَمَا قَدَرُوا اللَّـهَ حَقَّ قَدْرِهِ﴾

Ata nuk e njohin Allahun si duhet.” [En’amë: 91]

Ky virus, kjo krijesë e dobët që shihet vetëm përmes mikroskopit, ka shkaktuar panik dhe frikë në pjesën më të madhe të botës. Kjo njëherazi është fakt për madhështinë e Zotit dhe dobësinë e njerëzimit, i cili edhe pse ka arritur zhvillim në industri, teknologji, ushtri e mjekësi, nuk del nga rrethi i dobësisë dhe i paaftësisë njerëzore. Zoti është i plotfuqishëm dhe forca i takon madhërisë së Tij në tërësi. Argument për këtë janë fjalët e Tij: 

﴿وَمَا أُوتِيتُم مِّنَ الْعِلْمِ إِلَّا قَلِيلًا

“… kurse juve ju është dhënë fare pak dije.” [Isra: 85]

﴿مَا قَدَرُوا اللَّـهَ حَقَّ قَدْرِهِ ۗ إِنَّ اللَّـهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ﴾

Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e vërtetë, se Allahu është, njëmend, i fortë e i plotfuqishëm.” [Haxh: 74]

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime