Virusi corona këshilla dhe mësime: Këshilla #17: A IA VLEN BARRA QIRANË

0
931

Këshilla 17: A IA VLEN BARRA QIRANË

 

Allahu ﷻ thotë në Kur’an: 

﴿ إِنَّمَا هَـٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ    ﴾

“…me të vërtetë jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme…”  [Gafir: 39] 

 

Meditoni për këtë virus kaq të vogël, një krijesë e dobët që nuk shihet me sy, e cila u prish njerëzve begatitë, kënaqësitë, sigurinë dhe stabilitetin e jetës. Një botë që kthehet kundër jush, ju tradhton, ndryshon, asnjëherë nuk rri e njëjtë. A i ka hije njeriut të mençur, e të mos flasim për besimtarin, që ta marrë për atdhe dhe vendbanim, të rrijë i qetë e të luftojë për të, të garojë  për të?! 

Kush nuk merr mësim nga realiteti i kësaj bote me dëshirën e tij, do ta mësojnë caktimet, sfidat e fatkeqësitë që ta marrë atë mësim me detyrim. Kjo botë nuk i jep mundësi të pasurit çdoherë të jetë i pasur, të shëndetshmit çdoherë të jetë i shëndetshëm sepse kjo botë është e neveritshme, e vdekshme, e pavlerë.   

Allahu ﷻ thotë: 

﴿ أَفَرَأَيْتَ إِن مَّتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ ﴿٢٠٥ ثُمَّ جَاءَهُم مَّا كَانُوا يُوعَدُونَ ﴿٢٠٦﴾ ما أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا يُمَتَّعُونَ﴾

“E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vite, e pastaj t’i godasë ata ajo që u është premtuar (dënimi), nuk do t’u vlejë asgjë atyre ajo me të cilën janë kënaqur.” [Shuara: 205-207]

Të ndalemi pak me kujdes e të shohim se çfarë tha ai që nuk flet nga hamendja për realitetin e kësaj bote. Muhamedi ﷺ, siç përmendet në “Sahih Muslim”, ka thënë: “Betohem në Allahun se dynjaja përballë ahiretit nuk është vetëm se si shembulli i atij që e fut gishtin tregues në det dhe shikon çfarë po merr.”

Më e madhe se kjo është fjala e Allahut: 

﴿ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ ﴾

“Jeta në këtë botë është vetëm një kënaqësi e rrejshme.” [Hadid: 20]

I është thënë Hakimit: -Si është shembulli i kësaj bote? Tha: “Ajo është më e paktë sesa të merret për shembull”.

Prej porosive të Mesihut për pasuesit e vet ishte: “Kaloni nëpër këtë dynja e e mos jetoni në të”. Siç përshkruhet edhe në librin “Zuhd” të Ahmedit, faqe 53, Mesihu shpesh thoshte: “Me të drejtë ju them juve: Ai që më së shumti e do këtë botë, ai më së shumti do të ketë dhembje në fatkeqësi”.

 

Autor: Ejmen Shaban, solli për ju në gjuhën shqipe Rashit ZYLFIU

Fjalë kyçe - seria Virusi corona këshilla dhe mësime