Në fund, këtu është lumturia

0
520

Kjo histori i ka ndodhur një mbreti të pasur, i cili jetonte në një pallat luksoz. Megjithëse i pasur, ai ndihej i mjerë. Ai thirri një plak të mençur, me të cilin u konsultua për zgjidhjen e problemeve dhe e pyeti se si të shpëtonte nga frustrimi dhe si të ndjente lumturinë e vërtetë. Plaku i mençur u përgjigj: “Ekziston vetëm një ilaç… Shkëlqesia juaj duhet të flejë një natë me këmishën e një njeriu të lumtur.”
Mbreti dërgoi njerëzit e tij anembanë mbretërisë në kërkim të një njeri të  lumtur, por secili e kishte një arsye për të mos qenë i lumtur. Në fund, ata gjetën një lypës, ulur buzë rrugës, duke qeshur dhe duke iu lutur Zotit. Kur e pyetën nëse ishte i lumtur, ai ua ktheu se me të vërtetë ishte një njeri i lumtur. I thanë se donin t’ia merrnin këmishën e tij për mbretin, që ai të flinte një natë me të, duke ia kompensuar me një shumë parash sipas marrëveshjes. Lypësi qeshi dhe tha: “Më vjen keq, unë nuk mund të bëj asgjë për mbretin, nuk kam këmishë në trup. A nuk e shihni?”
Siç e sheh, i dashur, ndenja e lumturisë reale nuk vjen nga jo që posedon, por nga paqja që të mbush zemrën. Por paqja që vjen prej Allahut, paqe që nuk mund të ta dhurojë askush përveç Allahut të Madhëruar.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu