Ramazani dhe jeta

0
892

Nëse ndalesh dhe e shikon muajin Ramazan nga një kënd tjetër, do të gjesh vërtet një shembull praktik që ka lidhje dhe përngjasim të madh me jetën tonë, apo thënë më ndryshe është si një jetë e minimizuar. Ajo është panorama e jetës sonë, pasqyrë reflektimi se si duhet ta kuptojmë jetën. Ramazani na jep mësime praktike se si duket jeta jonë.

Po cilat janë vërtet këto pasqyrime apo skica të jetës që na jep Ramazani?

  1. Ashtu siç lind hëna e re, lind edhe njeriu.
  2. Njeriu është udhëtar në jetën e kësaj bote ashtu siç është edhe muaji Ramazan.
  3. Jeta ka sfidat e saj ashtu siç ka edhe Ramazani.
  4. Njeriu në Ramazan gjendet përballë tre durimeve, të njëjtat që janë edhe në jetën tonë:
  • durimi ndaj caktimit të Allahut
  • durimi ndaj adhurimeve
  • durimi ndaj ndalesave.
  1. Ramazani i mëson njeriut moton e shpëtimit në jetë: “Unë jam agjërueshëm”. Ashtu siç e ruajte agjërimin tënd që mos ta dëmtosh, mos ia jep rastin gjithkujt ta dëmtojë jetën tënde.
  2. Ashtu si Ramazani kërkon angazhimin maksimal, edhe jeta kërkon nga ne një angazhim të tillë që të jemi të suksesshëm.
  3. Ashtu si Ramazani është në ditë të caktuara, edhe jeta jonë i ka ditët të caktuara e të afatizuara.
  4. Ramazani na mëson se ashtu siç ishim bujarë në të, të jemi edhe gjatë ditëve të tjera të jetës sonë.
  5. Në Ramazan çdo besimtar kërkon faljen e Zotit, kurse në jetë Zoti na këshillon që t’ua falim njerëzve gabimet që bëjnë gjatë jetës.
  6. Teksa Ramazani shkon, i shtohet vlera. Po kështu duhet të jetë edhe jeta jonë, sa më shumë të shtyhemi në moshë, duhet t’ia dimë vlerën. Hasen el Basriu thotë: “O bir i Ademit, një ditë për ty , një ditë kundër teje.”

 

Zot, na mundëso që të kemi një jetë të lehtë nga belatë dhe sprovat e saj dhe pranona veprat tona që bëjmë derisa të jemi gjallë, o më i madhi i gjithësisë!